Ish-agjenti i SHIK-ut i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Ju dhe Shpend Maxhuni jeni fajtor për vrasjen e Enver Zymberit

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Ju dhe Shpend Maxhuni jeni fajtor për vrasjen e Enver Zymberit

Nga: N.Sh Më: 25 korrik 2020 Në ora: 13:31
Ceremonia e varrimit të Enver Zymberit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar vrasjen e policit Enver Zymberi, në nëntë vjetorin e aksionit të Policisë së Kosovës në Veri të Mitrovicës.

Thaçi ka thënë se 25 korriku është data e bashkimit të Kosovës.

Mirëpo, kështu nuk po mendon ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari i ka reaguar presidentit në lidhje me këtë aksion ku ka thënë së Policia e Kosovës, kanë shkuar të papërgatitur në veri.

Ndërsa Thaçi është shprehur se aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës.

“Aksioni i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, nëntë vjet më parë, siguroi përfundimisht bashkimin territorial të Republikës së Kosovës. Heroi i Kosovës, Enver Zymeri, personifikon sakrificën dhe përpjekjet tona për ruajtjen e integritetit territorial të shtetit tonë. 25 korriku është dita e bashkimit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi, teksa ka publikuar edhe një video nga Liqeni i Ujmanit.

Për këtë çështje, Miftari pohon se, Policia e Kosovës kanë shkuar të pa përgatitur, madje as që kanë ditur se çfarë do të ndodhë atje, pasi nuk kanë pasur as armatim.

“Ky aksion ka qenë i dështuar qysh në fillim”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, pasi Policia nuk kanë ditur se çka do të ndodhë atje, shumë prej tyre e kanë humbur edhe rrugën duke rrezikuar të futën në territorin e Serbisë.

Image
Naim Miftari

“Si është e mundur që serbët e veriut të dinë për aksionin që do të merret në atë kohë nga kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa institucionet tona, madje as vet Policia nuk e kanë ditur se ku dhe pse po shkojnë. Ata nuk kanë pasur municione, madje as nuk kanë guxuar t’i harxhojnë plumbat të cilët i kanë pasur. Shumë rrallë kanë qitur në drejtim të serbëve vetëm për t’u mbrojtur dhe jo për të vrarë ndonjë prej tyre”, pohon Miftari.

Miftari akuzon Thaçin dhe Shpend Maxhunin për vrasjen e heroit të Kosovës, Enver Zymberit.

“Thaçi dhe Shpend Maxhuni janë fajtorët kryesor për vrasjen e Enver Zymberit. Këta e morën atë aksion për të dështuar në fillim. Askush nuk ka qenë i përgatitur dhe ky aksion kishte ndodhur për shkak të marrëveshjeve me Serbinë, ku pastaj të thoshin se provuam të bëjmë diçka por na humbi veriu”, shprehet Naim Miftari.

Ai shton se ky aksion ishte parapërgatitur për të dështuar pasi serbët e kaun ditur tri ditë më herët.

“Ky aksion i Thaçit kinse që do ta lironte veriun e Kosovës nga bandat e Beogradit dhe të krimit të organizuar, Policia e Kosovës ishte totalisht e painformuar dhe e papërgatitur për një ndërhyrje të tillë. Shumica e policëve kishin vetëm revolet zyrtare si armë, kurse ata që mbanin armë të gjata kishin nga 30 plumba dhe ishin kërcënuar se për çdo plumb të shkrepur do të jepnin llogari edhe njësia FIT ishte dërguar pa municione, vetëm grupi i dytë i nisur për Mitrovicë kur e marrin vesh nga grupi i parë dhe këshillohen të kthehen në Vushtrri dhe të marrin diku 4000 plumba të cilët pastaj u bën shpëtimtar për dhjetëra jetë të policëve të tjerë. Policisë ua kishin dhënë nga një hamburgerë dhe një litër ujë me veti, pa armë dhe municione, pa harta e informacione shtesë, e në një rast ishte i rrezikuar edhe ministri Rexhepi të kapet nga bandat e Beogradit që kishin informacionin disa ditë më herët e që nuk u mungonin armët e gjata, si snajper, bomba e municione tjera. Serbët kishin shti disa  herë kundër policisë së Kosovës me pushkë të rëndë 12.7 Cerna Strela”, thekson tutje ai.

Ai shton se, serbët ishin përgatitur më herët dhe i kishin ngarkuar kamionët e rëndë të transportit me gur, dru dhe zhavorr që të bëjnë barrikada të pakalueshme pasi e kanë ditur se Policia e Kosovës nuk kanë autoblinda dhe nuk kanë armatim e asgjë tjetër.

“Mungesa e hartave topografike mos njohja e terenit, bëri që njësi të Policisë të humbasin orientimin dhe gati përfunduan në teritorin e Serbisë dhe vetëm një barrierë e dheut i ndërpreu rrugën pasi bëri që mos të dalin andej në territor serb. Si është e mundur policët që rrezikonin jetën e vet të mos dërgoheshin në veri të përgatitur dhe të mos informohen sakt mbi aksionin e Baton Haxhiu të dinet së paku një javë më herët për operacionin. Si u bë që të shkarkohet drejtori i Policisë në këtë kohë dhe Thaçi me shokë të vet të përgatitin që të dështonte, prandaj Kosova të merr pastaj disa vendime të dhimbshme me moton ‘e provuam me integru veriun edhe me forcë por dështuam, prandaj do të sjellim vendime të dhimbshme për Kosovën”, thotë ai.

Miftari tregon se si është vrarë Enver Zymberi.

“Sa i përket vdekjes së heroit Enver Zymberi ai është vrarë me AK47, armë dhe municion që prodhohen në Serbi, pra nuk është vrarë me snajper dhe dihen mirë vrasësit kush janë. Ishin diku 7-8 veta në atë prit dhe pse nuk janë arrestuar dhe nuk janë kërku me Interpol deri sot. Këtë pyetje duhet me ia bë Thaçit që në atë kohë ishte kryeministër dhe udhëhiqte vet operacionin e dështimit të parapërgatitur më parë që të dështonte që t’i hapte vetës rrugën që të ndante Kosovës me Serbinë për ta shpëtuar vetën nga kjo që po ndodh sot dhe nga turpi i dosjeve të UDB dhe DGSE franceze”, shton ai.

Miftari paralajmëron edhe disa sms që do t’i bëj publik.

“Vjen koha e i bëj publik disa sms me zyrtarë të lartë të shtetit dhe të MPB-së dhe me Polici që më kishin kërkuar ndihmë se ku të gjenin municion në veri dhe informacione lidhur me terenin. Disa kolegë të mi, policë e dinin se e njoh atë teren shumë mirë nga koha e luftës, ku i kishin dërguar Thaçi e Maxhuni. I vetmi njeri që aksionin e kishte marr me zemër pos Policisë ishte ministri Bajram Rexhepi që nuk kishte fare informacione se aksioni ishte komprometuar pasi kishin rrjedh informata dhe serbët e dinin saktë, prandaj ishin përgatitur për kundër reagim me armë”, përfundon Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat