Paralajmërimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ky është alarmi për Kosovën

Politika

Paralajmërimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ky është alarmi për Kosovën

Nga: P.R Më: 25 korrik 2020 Në ora: 18:22
Selia e Gjykatës Speciale

Kur kanë kaluar 3 vite nga nata e 22 dhjetorit, koha kur u tentua të shfuqizohet Gjykata Speciale, për muajin gusht është paralajmëruar përsëri një tentim për të shfuqizuar Gjykatën Speciale, ani pse ajo ka propozuar aktakuzë ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se do të kërkojnë shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Në gusht bëhen 5 vjet të Gjykatës Speciale, dhe pritet t’i vazhdohet mandati. Ne do të kërkojmë prapë se qysh mund të arrihet deri te ndalesa e Gjykatës Speciale apo të shfuqizimit. Do të bisedojmë edhe me juristë, kemi edhe një kompani angleze që na ndihmon. Do të ulemi dhe të bisedojmë me grupet parlamentare. Nënshkrime nuk do të bëjmë më për arsye se do të diskutojmë me deputetët”, ka thënë Gucati.

Poashtu, gjatë ditës së sotme edhe Me një gjë të tillë nuk po pajtohet as dega e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Rahovec.

Vajdin Berisha, kryetar i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Rahovec, ka bërë të ditur se janë duke organizuar një peticion për të kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

“Organizata e veteranëve me kohë i ka komentuar dhe kundërshtuar ato edhe ditën kur është votuar Gjykata speciale në parlamentin e Kosovës ne kemi qenë në protestë para parlamentin. Këto janë të padrejta Gjykata e Hagës është raciste e një anshme, ky mendim është i të gjithë veteranëve…Jemi në përgatitje e sipër me e bë edhe një peticion për mos me ia vazhdu mandatin”, tha Berisha.

E sipas analisti politik, Nexhat Haziri, prapa këtyre thirrjeve dhe paralajmërimeve qëndrojnë partitë politike të ashtuquajtura “krahu i luftës”.

“Kuptohet se pas nismës së OVL e UÇK-së, gjegjësisht paralajmërimit të kësaj nisme, pas saj qëndrojnë partitë politike të ashtuquajtura “krahu i luftës”, liderët e këtyre subjekteve politike të cilët kanë qenë edhe komandant e anëtarë të SHP të UÇK-së”, shprehet Haziri për “Bota Sot”.

Image
Nexhat Haziri

 

Më tej, ai hedhë akuza ndaj OVL-së së UÇK-së.

Dhe kjo nuk është diçka e re, apo që bëm ndonjë zbulim epokal, pasi këto shoqata për gjithë këto vite që nga themelimi i tyre, më shumë iu kanë shërbyer partive të caktuara si parapolitikë deri edhe në vjedhje votash për llogari të PDK-së , AAK-së, varësisht nga regjioni, siç është për shembull , shoqatat nga Dukagjini kan qenë në varësi të kreut të AAK-së, z. Haradinaj, ndërsa në rajonet e tjera këto shoqata apo degët e tyre kanë qenë në varësi të Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit të PDK-së, se sa që janë interesuar për veteranët, invalidët e luftës, apo familjet e dëshmorëve”, shton Haziri.

“Andaj edhe ky paralajmërim i tyre për të filluar nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale, është një shërbim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, por edhe të tjerëve që priten të akuzohen nga Gjykata Speciale, akuza këto në të cilat janë të përfshira edhe vrasjet politike. Unë nuk besoj se një nismë e tillë do të këtë sukses, pasi do të ishte jo vetëm thikë pas shpinë për aleatin tonë SHBA-në, por është kundër drejtësisë dhe kundër Kosovës dhe perspektives së saj”, deklaron ai.

Për fund, Haziri thekson se Gjykata Speciale është në shërbim të drejtësisë dhe të krijimit të një shoqëri ku sundon rendi dhe ligji.

“Pa marrë parasysh panikut që mund të kenë Thaçi e Veseli dhe të tjerët të cilët tashmë janë në llupën e drejtësisë së Gjykatës Speciale, shoqëria kosovare nuk duhet ta miratoj një nismë të tillë e cila është anti-demokratike, anti-kombëtare dhe anti-shtetrore. Interesi I Kosovës është mbi interesat individuale të së cilit nga ne dhe Gjykata Speciale është në shërbim të drejtësisë dhe të krijimit të një shoqëri ku sundon rendi dhe ligji, të dekriminalizimit të skenës politike dhe çlirimit përfundimtar të shoqërisë sonë nga “t ‘fortit” e politikës që mbi shpatullat e tyre rëndojnë krime kundër njerëzimit si gjatë , po ashtu edhe pas periudhës së luftës. Drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet”, përfundon Haziri për “Bota Sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat