Flasin nga Parlamenti Evropian për “Bota sot”, japin lajmin e fundit për vizat

Politika

Flasin nga Parlamenti Evropian për “Bota sot”, japin lajmin e fundit për vizat

Nga: A.Zh Më: 26 korrik 2020 Në ora: 10:16
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të duhej të ndodhte dy vjet më parë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, von Cramon ka konfirmuar se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e vendosura si kusht, duke përfshirë edhe marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Por, sipas saj, Këshilli ka ngecur në këtë proces dhe vetëm atij i takon vendimi për këtë çështje.

“Në të vërtetë, të gjitha standardet janë përmbushur, kështu që liberalizimi duhet të ndodhte dy vjet më parë, por Këshilli nuk ka ecur përpara në këtë drejtim, edhe pse vetëm ata mund të vendosin”, ka deklaruar von Cramon.

Eurodeputetja gjermane shpreson që gjatë Kryesisë aktuale të Këshillit gjerman do të sillet në agjendë dhe së shpejti do të merret një vendim.

“Kjo varet vetëm nga Këshilli për të vendosur, ata duhet të kishin vendosur dy vjet më parë, shpresoj që gjatë Kryesisë aktuale të Këshillit gjerman do të sillet në agjendë dhe së shpejti do të merret një vendim”, ka theksuar Viola von Cramon./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat