Xhavit Halit është një ndër personat më të fuqishëm të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai është komentuar shpesh për deklaratën e tij 'krejt i kemi kah 2-3 milionë euro'.
Për të parë, se a i ka 3 milionë euro, do të mësoni në tekstin e më poshtëm, ku do të shpaloset deklarimi tij i pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ish nënkryetari i Kuvendit ka deklaruar se posedon dy shtëpi, dy toka, dhe një banesë me podrum.
Vetëm, toka bujqësorë ka vlerën e 400 mijë eurove.
Halit posedon një veturë që nga viti 2000 që ka vlerën e 5 mijë eurove.
Sipas këtij raporti, Haliti dhe bashkëshortja e tij i kanë të ndara stolit e arit.
Stolit e arit të Halitit kushtojnë 10 mijë euro të cilat i ka blerë në vitin 1985, ndërkaq bashkëshortja e tij ka stoli në vlerë prej 15 mijë eurove.
Haliti ka të kursyera para në dy banka në Kosovë. Vetëm në njërën bankë ka të kursyera mbi 140 mije euro.