‘Kryeministri Hoti i detyruar ta emëronte Skënder Hysenin si koordinator të dialogut’, profesori ‘zbulon’ disa nga prapaskenat!

Politika

‘Kryeministri Hoti i detyruar ta emëronte Skënder Hysenin si koordinator të dialogut’, profesori ‘zbulon’ disa nga prapaskenat!

Nga: A.SH Më: 26 korrik 2020 Në ora: 22:23
Skender Hyseni dhe Avdullah Hoti

Avdullah Hoti javën e kaluar ka emëruar Skender Hysenin si Koordinator shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë, gjë që nuk janë pajtuar partnerët e koalicionit.

Ata kanë shfaqur paknaqësi edhe për mënyrën se si e ka rinisur dialogun politik me Serbinë

Për këtë, profesori Sulejman Mehazi, në një prononcim për "Bota sot" ka thënë se, lëvizjet e Skender Hysenit më herët nuk ishin të kota.

“Si gjithmonë dhelparaku Skender Hyseni përdor prapaskenat politike për të dalë i parë e për t'u bërë njeriu kyç i dialogut me Serbinë, lëvizjet e tij para disa javëve s'ishin të kota deri në SHBA, shkuarja e tij në SHBA riktheu politikën në anën e tij e në dëm të koalicionit qeveritar, kështu që kryeministri Avdullah Hoti jo se ka dashur ta emëronte Skender Hysenin si Koordinator i Rebublikës së Kosovës për dialog për Serbinë, pasi zotohej se vetë ai do jetë bartës i këtij dialogu, por ka qenë i detyruar që pa pyetur fare partnerët e koalicionit të zgjedh Kordinator Skender Hysenin”, thotë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Ai për mospajtimin e partnerëve të koalicionit, thotë se kjo mund të jetë me shkas për liderët e LANIT për prishje koalicionesh me LDK-në.

Më tej shton se, me zgjedhjen e Hysenit si koordinator të dialogut ka anashkaluar jo vetëm partnerët e koalicionit qeveritar, por edhe Hashim Thaçin si bartës të dialogut me Serbinë

“Mospërfillje e Hotit ndaj koalicionit qeverisës mund të jetë shkas për liderët e LANIT për prishje koalicionesh me LDK-në. Zgjedhja e Hysenit si koordinator të dialogut ka anashkaluar jo vetëm partnerët e koalicionit qeveritar, por edhe Hashim Thaçin si bartës të dialogut me Serbinë. Megjithate zgjedhja dhe përvoja diplomatike e Hysenit si Kordinator do jetë më e dobishme përballë dialogut me Serbine sesa bisedat jo serioze teknike të Hotit e të Hashim Thaçit për shkëmbime territoresh. Sì vërehet LANIT s'ju konvenon dialogu përfundimtar me Serbinë, për shkak ky dialog do zbulonte shumë gjëra krimesh nga të dyja palët kosovare e serbe”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat