Mehmeti: Si është e mundur që Kadri Veseli testohet brenda ditës për Covid 19, e qytetarët presin me javë të tëra?

Politika

Mehmeti: Si është e mundur që Kadri Veseli testohet brenda ditës për Covid 19, e qytetarët presin me javë të tëra?

Nga: D.B. Më: 27 korrik 2020 Në ora: 14:33
Kadri Veseli

Fatkeqësisht në Kosovë ende nuk ka teste të mjaftueshme për Covid 19, për qytetarët e rëndomtë që duhet të presin me ditë dhe javë të tëra për t’u testuar. Madje disa edhe e kalojnë virusin pa i ardhur radha që të testohen, kështu duke rrezikuar që të prekin dhe të tjerët me këtë virus, duke ndikuar që ky virus të shpërndahet sa më shumë. Por nga ana tjetër disa profile politike rezultatet e testeve i marrin brenda ditës.

Në lidhje me këtë çështje analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se nëse vazhdohet kështu virusi vetëm sa do të përhapet, ministria duhet të bëj sa më shumë teste.

Sipas tij, çdo qytetari që paraqitet brenda 30 minutave t’i tregohet rezultati, e jo të presin me javë të tëra.

Image
Faton Mehmeti

“Kjo gjendja nuk duhet të vazhdojë kështu, pasi me këto trendë të gjithë do të infektohemi me këtë virus. Mos trajtimi njësoj i qytetarëve nga politikanët dëshmon edhe një herë se Kosova për dikë është nënë, e për dike njerkë. Kadri Veselit p.sh, brenda ditës bëri testin dhe i doli rezultati, ndërsa qytetaret presin me javë të tëra. Kjo tregon se këtu diçka nuk është në rregull, dhe se qytetarët nuk po shërbehen me shërbime njësoj si politikanët”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat