Pas intervistimit të Thaçit në Hagë, a priten vrasje në Kosovë?

Politika

Pas intervistimit të Thaçit në Hagë, a priten vrasje në Kosovë?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 27 korrik 2020 Në ora: 17:59
Hashim Thaçi

Ndonëse nuk jam ndonjë njohës i çështjeve juridike, mendoj se Gjykata Speciale ka bërë një gabim thelbësor në rastin e Hashim Thaçit.

Të marrësh dikë në pyetje pa iu konfirmuar aktakuza, i ka dhënë mundësi të madhe presidentit aktual të Kosovës të tentojnë të zhduk të gjitha gjurmët për krimet e dyshuara nga Gjykata Speciale.

Marrja e tij katër ditë në Hagë, duke e njohur me aktakuzat e dyshuara, është e mjaftueshme për Hashim Thaçin të di edhe kush janë dëshmitarët potencial, të cilët rrezikohen shumë, jo vetëm ata por edhe familjarët e tyre.

Dukuri e tillë ka ndodhur edhe me Fatmir Limajn, dëshmitarët kryesorë të tij janë gjendur të vdekur, në mënyrë krejt misterioze.

Njëri gjoja se bëri aksident në Vjenë, vdekje tipike mafioze. S’kemi pse mos të besojmë se edhe në rastin konkret s’mund të përsëriten ngjarje të tilla, me frikën që sa vazhdon dhe shtohet për dëshmitarët dhe familjarët e tyre.

Gjykata Speciale nuk është dashur të merr në pyetje Hashimin pa i konfirmuar aktakuzën. Kosova rrezikon të tronditet nga vdekjet misterioze të dëshmitarëve potencial, duke rrezikuar kështu edhe sigurinë e Kosovës.

Kërkohet nga organet e sigurisë, sidomos nga AKI, që të jenë vigjilent për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e vendit tonë. Ndodhemi në një situatë para shpërthimit, nëse nuk reagohet pasojat mund të jenë të tmerrshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat