Ish-këshilltari i Albin Kurtit me akuza të rënda për Qeverinë Hoti: Ka dështuar, jemi në prag të një kolapsi – ja zgjidhja e vetme!

Politika

Ish-këshilltari i Albin Kurtit me akuza të rënda për Qeverinë Hoti: Ka dështuar, jemi në prag të një kolapsi – ja zgjidhja e vetme!

Nga: N. H Më: 27 korrik 2020 Në ora: 20:10
Albin Kurti

Qeveria Hoti ka dështuar me menaxhimin e pandemisë Covid-19. Kështu po e vlerësojnë opozita e Kosovës.

Shtimi i madh i rasteve me të infektuar, ka bërë që opozita këtyre ditëve të jetë e fuqishme me akuza ndaj ekzekutivit aktual. Madje, disa prej tyre edhe kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për të analizuar situatën e pandemisë që po kalon Kosova, ka folur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotit ka dështuar tërësisht që nga koha kur ka ardhur në pushtet në secilin aspekt.

Tali madje shprehet po ashtu se qeveria aktuale është më e dobëta që Kosova ka pasur ndonjëherë, shkruan gazeta “Bota sot”

Image
Albin Kurti dhe Driton Tali

“‘Katundi që shihet kallauz nuk do’, thotë një proverb popullore. Qeveria Koti ka dështuar tërësisht në secilin aspekt. Është qeveria më e dobët që e patëm ndonjëherë”, ka thënë fillimisht ish-këshilltari i ish-kryeministrit Kurti.

Me tej, Tali ka shtuar se Qeveria e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti, e ka sjellë shoqërinë e Kosovës në prag edhe të një kolapsi total.

“E ka sjell shoqërinë në prag të kolapsit. Merre me mend paaftësia e kësaj qeveria Koti na kanë sjellë në situatë ku kemi ngel me më pak se 100 shtretër të lirë, në kohën kur për çdo ditë po tejkalohet rekordi i të infektuarve. Sot i patëm 276 e nesër një Zot e di sa do t’i kemi”.

Në fund, ish-këshilltari i ish-kryeministrit të qeverisë së kaluar ka theksuar se kjo qeveri duhet të zhbëhet sa më parë që të jetë e mundur. Derisa, ka nënvizuar se zgjidhja e vetme në këtë kohë, janë zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

“Prandaj, kjo qeveri Koti sa më shpejt që zhbëhet, dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme është aq ma mirë për të gjithë. Nuk kanë alternativë zgjedhjet. Veç po na humbin kohë pa nevojshëm”, ka thënë krejt në fund, ish-këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali në një prononcim për “Bota sot”.

Kujtojmë se Kosova këtë të hënë ka shënuar rekord të ri sa u përket të dhënave lidhur me COVID-19. Edhe 8 persona kanë vdekur në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 185.

276 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 7 mijë e 413.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat