Thellohen mospajtimet e koalicionit, Qeveria para shpërbërjes?

Politika

Thellohen mospajtimet e koalicionit, Qeveria para shpërbërjes?

Nga: A.SH Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:28
Qeveria e Kosovës

Se mes koalicionit LDK-AAK-NISMA ka mospajtime këtë e kanë thënë vetë nga AAK duke kundërshtuar disa nga veprimet e Qeverisë Hoti.

Veprimi i fundit vije nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla, e cila ka kundërshtuar masat e Qeverisë rreth pandemisë, duke thënë se janë absurde.

E, në lidhje me këtë analisti politik, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, kjo ndodh kur bëhet koalicion pa program të përbashkët.

“Kështu ndodh kur bëhet koalicion pa program të përbashkët, me pasojat që lindin pastaj. Me kalimin e kohës ndasitë vetëm sa do të shtohen duke qenë se nuk kanë plan të përbashkët, por rehatim të militantëve të tyre”, thotë Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

 

Tutje Mehmeti ka thënë se, Qeveria duhet të merret vesh mes veti sepse ndryshe kjo Qeveri do të bie. Dhe, sipas tij, situata me Covid do të shtoi edhe më shumë dallimet mes tyre.

“Qeveria Hoti duhet së pari të merret vesh me partnerët e koalicionit, pastaj të veproj tutje, ndryshe kjo qeveri shumë shpejt do bie. Qeveria aktuale ben veprime ditore, jo afatgjata. Situata me Covid shumë shpejt pritet të dal nga kontrolli, atëherë do shtohen edhe më shumë dallimet”, përfundon Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat