Përçarje në Qeveri rreth dialogut me Serbi

Politika

Përçarje në Qeveri rreth dialogut me Serbi

Nga: D.B. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 16:24
Qeveria Hoti

Në Kosovë është krijuar një situatë e përgjithshme kaotike, pasi kur nuk janë qëllimet e mira të atyre që po luftojnë për pushtet më shumë së sa për shtet, atëherë nuk ka së si te jetë ndryshe situata politike, ekonomike e veçmas me pandeminë.

Kështu ka verësuar analisti politik Skender Mulliqi i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kjo është një situatë shqetësuese, e cila po rrëshqet të behët tepër e rrezikshme.

Sipas tij, rrëzimi i një qeverie të dalë nga vota e lirë e zëvëndësimi i saj më një qeveri tjetër jashtë praktikave te deritashme kushtetuese, po dëshmohet se nuk ka qenë zgjedhje e mirë për Kosovën.

Image
Skender Mulliqi

“Kjo qeveri fillojë punën më praktika te vjetra të qeverisjes më vendin, duke e mbushur qeverinë më njerëz në poste te larta shumë të panevojshme. Po ashtu kjo qeveri nuk ka mundësi dhe as kapacitete, e as legjitimitet te shumicës shqiptare në Parlament. Kjo qeveri nuk ka takatin ti avancon proceset politike dhe ato zhvillimore përpara, sikur nuk ka mundësinë e përballjes më Serbinë e Vuçiqit, në rifillimin e dialogut, që po quhet herë teknik, e herë politike. Këtë të fundit po e potencojnë presidenti, Thaçi dhe kryeministri, Hoti, pa i sinkronizuar qëndrimet mirë në kuvend, dhe pa një agjende të qartë së çfarë do të na sjellin këto bisedime në fund”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai tutje ka shtuar se deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, deklarata e Minstrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daqiqi dhe Milorad Dodikut të Republikes Serbe në Bosnje, shkojnë në sinkron më njëra- tjetrën.

“I pari ishte Vuçiqi ai që deklarojë së nëse kërkohet të pranohet Pavarësia e Kosovës, ai nuk do të nënshkruan një deklaratë të tillë, kurse Daqiq një eksponentë tjetër i Millosheviqit , tha se: palës shqiptare asgjë nuk i besojmë, dhe nëse Prishtina zyrtare kërkon të anëtarësohet në organizmat e ndryshëm ndërkombëtar, atëherë Serbia do të vazhdon më aksionin politik rreth ç’njohjeve te reja. Dodik tërheq paralele ndërmjet pavarësisë së Kosovës ,më Republikën e Serbëve në Bosnje, thua së Kosova tashmë nuk e ka shpallur pavarësinë e saj. Kur i marrim parasysh këto deklarata të krerëve politike serb, nuk ke së si të jesh optimist në përfundimin fatlum të bisedimeve për Kosovën.BE-ja dhe Amerika ishte dashur të ushtrojnë trysini të madhe karshi palës serbe, në dialog”, ka thënë analisti Mulliqi.

Sipas tij, Pavarësia e Kosovës është edhe projekt ndërkombëtar dhe është shpallur komfor ligjeve ndërkombëtare.

“Pala serbe është duke e përsëritur se Asociacioni e Komunave më shumicë Serbe në veri, duhet të ketë kompetenca vendimmarrëse. Serbia po mundohet më kamufluar planin e shkëmbimeve territoriale më Asociacionin, e në fakt mendojnë në ndarjen mbi baza etnike te Kosovës. Emërimi i Skënder Hysenit për koordinator nuk është ide e mirë, e që bie ndesh edhe më Kushtetutën e vendit. Dialogun dihet së e udhëheq kryeministri e jo, që këto kompetenca kushtetuese te bartën të koordinatori, Hyseni”, ka thënë analisti Mulliq.

Ai ka theksuar se kabineti qeveritarë duket së është i përçarë rreth menagjimit të pandemisë, ashtu edhe rreth dialogut më Serbinë.

“Haradinaj është i pakënaqur më mos përfshirjen në dialog të Selim Selimit, si dhe më emërimin e Hysenit. Harnimi i kësaj qeverie si ka filluar të përfolët në opinion më PDK, sa shpejton rënien e saj, sepse nuk do të ishte një zgjedhje fatlume. Duket së kjo qeveri është vu në shërbim më shumë të agjendave personale, e jo për të zgjedhur krizën së pari të rëndë pandemike ku po vdesin shume njerëz, e pastaj të gjendet edhe një zgjedhje për problemet politike dhe ekonomike të grumbulluar për shumë vite. Kaptinë e veçantë janë bisedimet më Serbinë, ku po shihet së vetëm më zgjedhje të reja, mund të krijojmë atmosferë uniteti, që pastaj të përballemi më normalizimin e marrëdhënieve më këtë shtet, që nuk po heq dorë nga pretendimet territoriale karshi Kosovës”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat