Kush po e nguc “Albinin e vogël”, Gazmend Gjyshincën?

Politika

Kush po e nguc “Albinin e vogël”, Gazmend Gjyshincën?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 korrik 2020 Në ora: 19:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kur ishim të vegjël kishim prirje për t’i dramatizuar gjërat, nëse dikush më i vjetër na thoshte një fjalë ose na qortonte, gjithnjë shkonim në shtëpi duke qarë kinse na ka rrahur filani. E tillë është edhe “rrahja” e fundit që ndodhi në kuvend me protagonist “Albinin e vogël”, Gazmend Gjyshinca.

Jo më kot e quajnë “Albini i vogël”, marr parasysh imitimin që i bën shefit të partisë. Duket se i vogël është jo vetëm në “ imitim” por edhe në veprimet e tija personale, me hiperbolizimin që i bëri një debate me dy deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

Qysh kur e mora vesh se ka ndodhur një ngjarje e tillë, kisha dyshimet e mija, pikërisht për profesor Kujtim Shalën, të cilin e njoh edhe si mësimdhënës, megjithatë, prita të dalin pamjet për të mësuar të vërtetën.

Në pamjet e publikuara nga mediet shihet fare mirë se aty s’ka kurrfarë rrahje, dr.Kujtim Shala vetëm e prek me dorë, por pa e goditur, aq më tepër të alarmohen edhe mjekët, me auto-ambulancën që ishte thirrur nga VV. Gjoja aq shumë është rrahur “Albini i vogël” sa i duhet edhe ndihma e parë, meqenëse “krahu i deputetit është dëmtuar shumë”.

Nëse Kujtim Shala dhe Arben Gashin me një të prekur thyejnë krahun e dikujt, atëherë këta qenkan super të fortë, si në legjendat e Mujit.

E gjithë kjo komedi e deputetit Gjyshinca mori fund shpejt, i cili ende s’ka arritur të jetë komplet “Albin”, pasi lideri i VV kurrë nuk është ankuar, as kur vërtet është rrahur dhe maltretuar.

Jo më kot z. Gjyshinca quhet “ i vogël”, duket se ende është në fazën e pubertetit, mbase kur të rritet do qesh me veprimet e tija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat