Skenari kundër trurit politik të LDK-së, analisti ‘zbulon’ qëllimin e Vetëvendosjes kundër Kujtim Shalës

Politika

Skenari kundër trurit politik të LDK-së, analisti ‘zbulon’ qëllimin e Vetëvendosjes kundër Kujtim Shalës

Nga: N. H Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:33
Kujtim Shala dhe Albin Kurti

Mbledhja e djeshme e Komisionit për Punë të Jashtme u përcoll me ofendime të shumta në mes të deputetëve.

Pasi që kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, ndërpreu mbledhjen, është raportuar për një përplasje mes Gjyshincës, Shalës dhe Arben Gashit të LDK-së.

Sidoqoftë, këto deklarata i ka mohuar Arben Gashi dhe Kujtim Shala.

Ndryshe, gjatë ditë u publikua edhe një video, dhe në bazë të pamjeve të siguruara shihet se aty s’ka ndodhur kurrfarë sulmi fizik.

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se lufta speciale, verbale dhe fizike kundër oponentëve të LDK-së, është mendësi, logjikë dhe praktikë e Vetëvendosjes, e dëshmuar katërçipërisht që nga ngjizja e saj, si krah radikal i SHIK-ut, kundër LDK-së, së presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Bajraj deklaron se sensi njerëzor i nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala, është halë në sy për Lëvizjen Vetëvendosje.

Image
Fatmir Bajraj

“Rasti i fundit, incident i stisur, i inskenuar dhe i paramenduar mirë kundër akademik Kujtim Shala, njëri nga figurat emblematike të LDK-së dhe të politikes nacionale të Kosovës dhe përtej saj në gjithë etnikumin kombëtar dhe jo vetëm, ka për qëllim, indimidimin e personalitetit të akademikut Shala, dhe denigrimin e LDK-së, si forcë politike koherente dhe kohezive në raport me interesin nacional dhe shtetëror të Republikës së Kosovës. Kultura politike, niveli intelektual dhe sensi njerëzor i eruditit Shala, është halë në sy për LVV-në, si lëvizje e cila posedon pikërisht antipodin e vlerave të LDK-së dhe të korifeut, Kujtim Shala”, ka thënë Shala.

Ai me tej potencon se kundërshtarët politik të LDK-së, po godasin trurin politik të LDK-së dhe të Kosovës, po atakojnë Shalën, njësoj siç atakonin dikur, akademik Fehmi Aganin e Ibrahim Rugovën.

“Pra, dikur atakohej binomi Rugova-Agani, tani sulmet janë drejtuar kundër Kryeministrit Hoti dhe akademik Kujtim Shalës, edhe pse jo nga të njëjtit akterë, por gjithsesi nga e njëjta ideologji, e njëjta shkollë dhe filozofi”.

“Shala ka rrahur fortë dhe fuqishëm, me gjuhen e fakteve dhe argumenteve kundërshtarët “politik” të LDK-së dhe të Dardanisë Antike-Kosovës, zaten mos përballja me nivelin e tillë intelektual, ka shtyrë kundërshtarët politik (LVV), që të përdorë mjete dhe metoda tjera ballafaqimi, metoda dhe kulturë e huaj për LDK-në e në veçanti për akademikun e shquar, Kujtim Shala. Sulmet ndaj akademikut Kujtim Shala nga ana e LVV-së, me skenar dhe regji të autoritarit Kurti, kanë për qëllim, dëmtimin e figurës brilante të akademikut Shala në fushën e shkencës dhe në veçanti në atë të politikes, duke e pa atë si nyje të pakapërcyeshëm dhe të pathyeshëm në Parlamentin e Kosovës dhe në skenën politike të vendit”, tha ai.

Krejt në fund, Bajraj nënvizon se përpjekjet e tilla që synojnë komprometimin e një gjeniu të përmasave kombëtare, siç është Kujtim Shala, duhet të dekonspirohen, të zhveshën dhe të nxirren në dritë të diellit si tendencë infantile dhe e destinuar që të dështojë.

“Aktorët e nivelit të Shqipe Pantinës dhe Gazmend Gjyshinca dhe tjerëve, dhe të instruktorit fatkeq, Kurti, do të dështojnë në këtë “mision” anti-LDK dhe anti-Kosovë. Shala, i ka mundur dhe mposhtur kundërshtarët politik me fuqinë e mendjes, i ka mundur me forcën e argumenteve dhe i ka thye me vizionin Rugovian të LDK-së në projektin e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur. Humbësit, në këtë rast, LVV-ja e Kurtit, nga dëshpërimi përballë realitetit, kanë humbur toruan dhe nuk zgjedhin mjete për të arrirë qëllimin. Shoqëria nuk duhet të bie pre e një diskursi dhe narracioni skandaloz të cilin kanë zgjedhur kundërshtarët e projektit nacional të të presidentit historik Rugova, kundër LDK-së dhe akademik Kujtim Shalës si njeri nga figurat e shquara të saja”, ka thënë krejt në fund, njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat