Po ashpërsohet virusi, Kosova e izoluar

Politika

Po ashpërsohet virusi, Kosova e izoluar

Bastrie Fazliu Nga Bastrie Fazliu Më 30 korrik 2020 Në ora: 19:27
QKUK

Meqenëse në ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve të prekura me Covid-19,është mbajtur mbledhja korrespoduese me kërkesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në të cilën është shqyrtuar dhe është miratuar vendimi për ndërmarrjen e masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit me Covid-19.

Pas analizës së situatës epidemiologjike në vend, ministri shëndetësisë, Armend Zemaj ka pranuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për ndërmarrjen e masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollimit të infeksionit me Covid-19.

Burjani: Masat ekonomike dhe lehtësimet qytetare po vonohen, ashpërsia e virusit po rritet

Image
Blerim Burjani

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë se masat janë pozitive dhe më e rëndësishmja sipas tij është shpëtimi i ekonomisë.

“Masat janë pozitive më e rëndësishmja për momentin është shpëtimi i ekonomisë kur dihet që sektori privat është i vetmi sektor që sjellët dhe mban buxhetin e shtetit, duhet bërë përpjekje më të mëdha për të ndihmuar ekonomin”, është shprehur Burjani.

Sipas tij masat ekonomike dhe lehtësimet qytetare po vonohen, përderisa ashpërsia e virusit po rritet.

“Masat ekonomike dhe lehtësimet qytetare po vonohen shumë përderisa ashpërsia e virusit po rritet fatkeqësisht, kjo qeveri duhet të stabilizoj edhe sektorin privat të arsimit pas skandaleve te fundit që kanë të bëjnë me kreditimin e vetë sektorit publik, të arsimit që mbahen me parat e popullit e me investime qe nga viti 1975, ka bërë që sektorit privat i arsimit të dëmtohet skajshëm dhe pa arsye e që ky sektori ka investuar miliona para, mësimnxënien është problemi kryesor ne Kosovë”, thotë Burjani.

Tutje ai ka thënë se shumica e ministrave nuk kanë lidhje me dikasteret, që udhëheqin dhe kjo ngjason ne qeveri eksperimentale, të dobët kemi prit më shumë kuptohet së paku në udhëheqje të njerëzve adekuat në ministri jo të falen postet.

“Pra qeveria duhet të sanoj gjendjen sa më parë atë ekonomike dhe të intervenoj në sektor të caktuar, ajo që bien ne sy për këtë qeveri është se shumica e ministrave nuk kanë lidhje me dikasteret që udhëheqin dhe kjo ngjason ne qeveri eksperimentale të dobët kemi prit më shumë kuptohet së paku në udhëheqje të njerëzve adekuat në ministri jo të falen postet, ose të merren me presion kjo po dëmton shumë shtetin e këto quhet me standarde evropiane poste korruptive”, ka vlerësuar Burjani.

Sipas tij gastronomia duhet të punoj më gjatë, sepse ata janë më të dëmtuarit.

“Gastronomia duhet të punoj deri ne ora 1 të natës, ata janë më të dëmtuar, ora policore nuk ka dhënë kurrfarë efekti përkundër ka dhënë efekte negative të fuqishme në gastronomi, hoteleri dhe turizëm”, përfundoi Burjani.

Tahiri: Vitia ka menaxhuar situatën më mirë se Zemaj

Image
Ramush Tahiri

Analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se Kosovës po i kërcënohet gjendja dhe duket se nuk do të mund të përballet vet pa ndihma nga vendet tjera sepse kapacitetet spitalore dhe shëndetësore janë të vogla.

“Qeveria e Kosovës ashtu si edhe të gjitha vendet e tjera po e luftojnë pandeminë e Covid- 19 sipas udhëzimeve të OBSH-së, fatkeqësisht Kosovës po i kërcënohet gjendja dhe duket se nuk do të mund të përballet vet e pa ndihmë konkrete nga vendet e tjera sepse kapacitetet spitalore dhe shëndetësore janë shumë të vogla a pandemia duket se nuk ka te ndalur dhe po përhapet sepse kontaktet e njerëzve janë të shpeshta sepse njerëzit po vizitojnë njeri tjetrin, po dalin ne lokale dhe nuk po sillen ne respektim të kushteve të pandemisë”, thekson Tahiri.

Tutje Tahiri shton se masat e marra janë specifike por sipas tij situate me pandemi është menaxhuar më mirë nga ministri Vitia sesa Zemaj për faktin se Vitia ishte i fushës mjekësore.

“Në përhapje të virusit Covid-19 do të ndikojë edhe ardhja e familjarëve për pushime që punojnë në shtetet e Evropës. Qeveria Hoti nuk dallon shumë nga Qeveria Kurti dhe masat janë specifike. Por duket se ministri Vitia më mirë se ministri Zemaj e menaxhonte situatën kjo për faktin se ishte i fushës mjekësore”, përfundon Tahiri.

Duhanaj: Gjithë kjo gjendje në Kosovë është si pasojë e papërgjegjësisë së njerëzve

Image
Leon Duhanaj

Analisti, Leon Duhanaj shprehet se masat janë normale dhe se duhet të bëhet implementimi i masave. Sipas tij problemi qëndron tek mos respektimi i këtyre masave, dhe se duhet që secili qytetar që heziton respektimin e këtyre masave të dënohet me gjoba të larta.

“Për mendimin tim, masat janë më normale. Modele të ngjashme tashmë kanë krijuar shumica e shteteve. Ajo çfarë duhet të bëhet sipas tij është implementimi i masave. Në ketë kontekst do duhet që secili qytetarë që heziton respektimin e masave, të dënohet me gjoba goxha të larta. Problemi kryesorë qëndron tek mos respektimi i masave. Një përqindje e njerëzve nuk besojnë që ka COVID-19 fare, me ç'rast i kontribuojnë rritjes së numrit te të infektuarve”, thotë ai.

Tutje ai ka thënë se një tjetër masë që do të duhej të merrte qeveria e Kosovës është që figurat me përgjegjësi publike, por edhe të tjerët që kanë autoritet publik,dhe që propagandojnë që kinse nuk ka virus, duhet të dënohen për nxitje të qytetarëve në rritjen e të infektuarve.

“Një tjetër masë të cilën do duhej ta merrte Qeveria e Kosovës, është që figurat me përgjegjësi publike por edhe të tjera që kanë autoritet publik dhe, propagandojnë për kinse nuk ka COVID-19, përkatësisht që ky virus nuk është asgjë me shumë se konspiracion. Të tillët do të duhej dënuar për nxitje të qytetarëve në rritjen e të infektuarve”, shton ai.

Sipas Duhanajt e gjithë kjo gjendje ne Kosovë është si pasojë e papërgjegjësisë së njerëzve, dhe sipas tij aty ku ka shkelje duhet të ketë edhe sanksione.

“Në terë botën virusi është prezent. Askund dhe askush nuk ka ilaçe kundër tij. E vetmja mënyrë efikase për ta luftuar atë, është mosshpërndarja e tij. Një individ në kohen kur po flasim ka mundësi ta infektoi edhe një tjetër. Pra, nëse njeriu i infektuar karantinohet me kohë, nuk ka mundësi ta shpërndajë me shumë. Ndërsa nëse ai, i infektuar, vazhdon të sillet vërdallë, dëmi që e bën është i paparë, pasi që nga lëvizja e shumtë, humbet edhe lidhja me personat e kontaktit. E gjithë kjo gjendje në Kosovë, është pasojë e papërgjegjësisë së njerëzve, prandaj, aty ku ka shkelje, duhet të ketë edhe sanksione”, përfundon Duhanaj.

Kadriaj: Situata ekonomike çdo ditë e më shumë po rëndohet

Image
Mustafë Kadriaj

Analisti politik, Mustafë Kadriaj është shprehur se situata vetëm, po përkeqësohet dhe se janë të papranueshme deklarimet e Kryeministrit Hoti, duke fajësuar festën e Fiter Bajramit si shkaktare të përhapjes së Covid-19.

“Në momentin që është në pytje shëndeti i qytetarëve opinioni duhet të iu përmbahet masave të qeverisë për faktin se ne si laik të shëndetësisë duhet të besojm në rekomandimet e organeve relevante të shëndetit publik ku dihet që pandemia ka prekur shumicën e notës në përgjithësi njëherit janë edhe rekomandime të OBSh-së. Por se sa është duke i kryer detyrat qeveria aktuale len për të dëshiruar sepse situata vetëm po përkeqësohet dhe njëherit janë të pa pranueshme deklarimet e kryeministrit Hoti duke fajësuar festën e Fiter Bajramit si shkatare të përhapjes së covid -19, pra nje deklarim i pa bazë dhe jo dinjitoz për faktin që besimtarët përkundër privimit të praktikimit të riteve fetare, u janë përmbajtur masave te institucioneve, përkundër abuzimit nga subjektet politike që për interesa të tyre politike nuk kanë përfillur masat nga institucionet”, thotë Kadriaj.

Tutje Kadriaj shton se pa anashkaluar shëndetin publik, njëherit vlerëson se situata ekonomike çdo ditë e më shumë po rëndohet, ku në këtë rast qeveria duhet të jetë vigjilente në respektimin e masave, por të ketë liri të lëvizjes, dhe bizneset të punojnë pa kufizime sepse shumë shpejt do të përballemi me probleme serioze ekonomike.

“Pra në këtë rast qeveria duhet të punoj dhe e ka obligim që t’i parandaloi shkaktarët e jo të vajtoi problemin pra duhet t’ i kuptoj obligimet ligjore dhe kushtetuese e jo të luan rolin e organizatave joqeveritare. Si përfundim pa anashkaluar shëndetin publik njëherit vlerësoi që situata ekonomike çdo ditë e më shumë po rëndohet ku në këtë rast vlerësoi që qeveria duhet të jetë vigjilente në respektimin e masave si mbajtja e distancës, maskat mbrojtëse dhe pastërtia por të ketë liri të lëvizjes së qytetarëve dhe bizneset të punojnë pa kufizime sepse shumë shpejt do të përballemi me probleme serioze ekonomike ku mund të shkaktoj revolt tek qytetarët që do të ketë pasoja edhe më të rënda në nivel politik, ekonomik, dhe social”, përfundoi Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat