Vetëvendosje e bindur, zgjedhjet e reja në vjeshtë, kështu parashihet të bie Qeveria - Bota Sot
Vetëvendosje e bindur, zgjedhjet e reja në vjeshtë, kështu parashihet të bie Qeveria

Politika

Vetëvendosje e bindur, zgjedhjet e reja në vjeshtë, kështu parashihet të bie Qeveria

Nga: A. J Më: 31 korrik 2020 Në ora: 14:32
Albin Kurti

Mundësitë e fundit të prishjes se koalicionit qeverisës ka bërë që të shihet mundësia e mbajtjes se zgjedhjeve të reja në vend e që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Vetëvendosje që nga rënia e Qeverisë se Kurtit vazhdimisht kanë kërkuar zgjedhje të reja ani pse kohë pandemie, dhe tashmë janë të bindur se koalicioni aktual qeverisës shumë shpejt mos të mos ekzistoj më dhe se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.

Image
Driton Tali
Ish këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali në një prononcim për Bota Sot” ka thënë se koalicioni qeverisë LDK-AAK dhe Nisma është krijuar mbrapsht dhe se I tillë nuk mund të bëjë punë të mira.

Ky koalicion është krijuar mbrapsht andaj edhe nuk mund të jetoj gjatë dhe nuk mund te bëjë punë të mira, Ne e dimë në jetën tonë të përditshme që i marrim punët më seriozitetin dhe qëllimin me të mirë dhe smund tia dalim, e paramendo kur një punë fillon më hile natyrisht se përfundon me hile” ka thënë ai.

Sipas tij, kjo qeveri është krijuar në mënyrën më të ultë të mundur në mes të pandemisë për interesa grupore dhe jo për interesa të Kosovës andaj ato interesa grupore bien në konflikt më njëra tjetrën.

“E kam  thënë se kjo qeveri maksimumin e ka shtatorin apo tetorin dhe nuk habitem se nëse edhe me herët e zhbën veten. Në shtator pritet të kemi zgjedhje të reja dhe mendoj se sigurisht jemi të parët” ka thënë për Bota sot”, Driton Tali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat