Dialogu Kosovë-Serbi, ky është synimi i palës serbe

Politika

Dialogu Kosovë-Serbi, ky është synimi i palës serbe

Nga: A.M. Më: 1 gusht 2020 Në ora: 13:20
Skender Hyseni, Miroslav Lajcak ne Bruksel

Tashmë Kosova ka nisur zyrtarisht bisedimet me Serbinë, ndërkaq kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar  koordinator Shtetëror për Dialog, Skënder Hysenin.

Lidhur me këtë, publicisti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot”, nuk e ka mirëpritur emërimin e Hysenit, pasi që sipas tij, është dashur të emërohet një person me një konsensus të partive politike në Kuvend.

“Bisedimet e rifilluara me Serbinë, nuk janë bisedime me duar në xhepa. Ato kërkojnë njerëz të zot në politikë, të përgatitur profesionalisht më një konsensus të partive politike në Kuvend. Pala shqiptare në këto bisedime nuk është në formacion të fortë dhe as komplet. Skënder Hyseni si udhëheqës i delegacionit, nuk e ka begraundin politike, nuk e ka as legjitimitetin .Në Kosovë ka njerëz shumë të zot dhe të ngritur profesionalisht, politikisht dhe me çdo komponentë tjetër që të përballet më palën e papërshtatshme serbe. Nëse veç po vazhdohen bisedimet në këtë formacion të harnuar, nuk ishte dashur dhe nuk lejohet që delegacioni shqiptarë  ta pranon gjuhen ultimative  dhe kushtëzimet e palës  serbe.  Nuk ish dashur të  zhvillohet asnjë raund  i bisedimeve që bien ndesh më interesat tona”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Mulliqi është shprehur se këto bisedime po bëhen edhe më të vështira sepse Serbia në mënyre shumë të padrejtë është faktorizuar para bashkësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu, ai paralajmëron që mund të ketë vonesa për marrëveshjen finale për shkak të pandemisë, por thekson se synimi i Serbisë është ndarja e Veriut të vendit në baza etnike.

“Pala serbe dëshiron të na imponoj bisedime nënshtruese, bisedime të nivelit të ulët, jo bisedime që zhvillohen ndërmjet dy shteteve sovrane. Serbia dëshiron që të vazhdohet dialogu  edhe nëse ajo nuk i përbush kushtet e dialogut, duke e pru palën tonë para aktit te kryer. Këto janë bisedime finale, dhe çdo gabim mund të jetë i pakthyeshëm. Pala serbe është ajo që gjithmonë i shkel parimet bazë të tyre, duke iu ikur implementimit të marrëveshjeve të arritura dhe mos zbatimin praktik të tyre, kështu edhe kur bëhet fjalë edhe për CEFTA. Delegacioni ynë ishte dashur të jetë mirë i përgatitur, që më argumente të bollshme ti mbronin interesat tona. Këto  bisedime po bëhen edhe më të vështira sepse Serbia në mënyre shumë të padrejtë është faktorizuar para bashkësisë ndërkombëtare.  Synimi i Serbisë do të jetë ndarja e Veriut mbi baza etnike, kur dihet së u pranua lehtësisht Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, e më disa kompetenca ekzekutive, jashta Asociacionit të Komunave Shqiptare, dhe u pranuan “Gjashtë Pikat” e Ban Ki Munit, që mund të na sjellin telashe të mëdha. Deklaratat e shpeshta që i kishte pasur, Boris Tadiq sa ishte president  i Serbisë, për 15 përqindëshin e territorit të Kosovës, dhe atë së  “shqiptarët nuk bënë ti fitojnë të gjitha, kurse Serbisë mos ti takon asgjë”, janë teza të rrezikshme që Serbia i qetë mbi tavolinë. Këto bisedime mund të rëndohen ose edhe ka mundësi të zhagitën për të arritur fazën finale shkaku i pandemisë e cila tashmë ka marrë përmasa të mëdha, e shumë shqetësuese, e që për mua normalizimi kësaj situatë më virus është shumë më e rëndësishme, së sa bisedimet  më Serbinë. Rrjedhjet e pandemisë janë katastrofale, ku qeveria Hoti, pikërisht me virusin edhe mund te largohet nga pushteti. Praktikat e vjetra  të vrapimit pas meritave provincialiste gati sa nuk na kushtuan shumë, dhe atë  më humbje të territoreve, dhe ka mundësi edhe tash”, ka potencuar Mulliqi për “Bota sot”.

Më tutje, ai shprehet se nëse nuk arrihet një unitet lidhur më këtë temë nga spektri politikë, do të ishte më e mirë që të shkohet në zgjedhje e reja.

“Edhe me vazhdimin e këtyre bisedimeve ka një tendencë të tillë  përvetësimi meritash, që do ta prishte shumë kohezionin e bisedimeve, duke në dëmtuar shume në fund të këtij procesi. Nëse nuk arrihet një unitet lidhur më këtë temë nga spektri politikë, do të ishte më e mirë për Kosovën, që të shkohet në zgjedhje e reja edhe pse të shpeshta e të kushtueshme. Por, që kjo situatë më pandeminë shumë e rëndë, proceset zhvillimore të ngecura, dhe varfëria e gjithnjë më e theksuar  e keqpërdorimet, kërkojnë një qasje krejt tjetër, dhe kërkojnë edhe njerëz të ri, e të përgatitur profesionalisht dhe moralisht për këto sfida, qe nuk ka mundësi të tejkalohen më strukturat e vjetra e të burokratizuara politike”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat