Situata alarmante e pandemisë, analisti tregon se kujt i adresohet përgjegjësia?

Politika

Situata alarmante e pandemisë, analisti tregon se kujt i adresohet përgjegjësia?

Nga: A.SH Më: 1 gusht 2020 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Ditët e fundit, pandemia ka marrë përmasa të mëdha të përhapjes në vendin tone, saqë infektimet po rrinë në numër treshifror

Pavarësisht masave dhe thirrjeve për kujdes dhe respektim, ato nuk është që po zbatohen edhe shumë. Këtë e ka thënë edhe ministri i Shëndetësisë, Amrend Zemaj.

“Pavarësisht masave që kemi marrë, në ditët e fundit kemi parë se ato masa nuk janë respektuar. Derisa Bashkësia Islame e Kosovës ka respektuar masat, për çfarë e falënderoj, në sektorin e gastronomisë dhe nga shumica e qytetarëve ato nuk u respektuan”, ka thënë ai në një deklaratë të tij.

E, në lidhje me këtë, profesori Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, sa është përgjegjës ministri Armend Zemaj aq përgjegjësi kanë edhe qytetarët për shkak që nuk kanë respektuar masat.

“Përgjegjësia për situatën alarmante të pandemisë është e shumëanëshme, sa është përgjegjëse Ministria e Shëndetësisë në krye me Zemajn, aq janë përgjegjës edhe qytetarët, sa më shumë të ishin respektuar rekomandimet shëndetësore aq më pak do kishte të infektuar e të vdekur. Në njërën anë, nonshallanta preventuese e ministrit Zemaj e ka shtuar virusin vdekjeprurës, në anën tjetër, moskujdesja e kulturës shëndetësore të qytetarëve e ka bërë të veten duke ushqyer sa më shumë pandeminë, normale se me dasma, ahengje restorantesh e kafenesh pa maskat mbrojtëse do ta shtonte pandeminë”, thotë Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

 

Sipas tij, ministri Zemaj është dashur që ashpërsimin e masave ta merret që në ditët e para si minister.

“Shumë e arsyeshme, se për shkak të numrit të infektuarve qeveria në krye me Ministrinë e Shëndetesisë ka marrë masa të rrepta ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë rekomandimet shëndetësore, bile është shumë vonë, ministri Zemaj është dashur që ashpërsimet e masave prevetive t'i merrte që më parë, që në ditët e para si ministër e jo tani. Më në fund, ministri Zemaj ka vepruar si duhet me marrjen e masave të rrepta ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë ato, vetëm në këtë mënyrë shporet pandemia, për ndryshe Covid-19 do shtohet e përkeqesohet dhe më shumë”, përfundon Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat