Arrestimi i veteranit të UÇK-së nga Policia shqiptare, vjen reagimi i Mehmetit: Shqipëria nuk guxon të bëjë skandal të tillë - Bota Sot
Arrestimi i veteranit të UÇK-së nga Policia shqiptare, vjen reagimi i Mehmetit: Shqipëria nuk guxon të bëjë skandal të tillë

Politika

Arrestimi i veteranit të UÇK-së nga Policia shqiptare, vjen reagimi i Mehmetit: Shqipëria nuk guxon të bëjë skandal të tillë

Nga: A.M. Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:26
Ilustrim

Veteran i UÇK-së, Murtez Kastrati, sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë.

Këtë e ka konfirmuar, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ku ka shtuar se shteti serb ka dërguar emrin e tij në Interpol.

Ndërkaq, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se Kastrati është liruar pasi është ndaluar për verifikim.

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka komentuar për “Bota sot” deklaratat që lidhen me çështjen e Kastratit

“Fillimisht duhet theksuar se zëdhënësi i policisë së Shtetit, Gent Mullai ka deklaruar se lajmi nuk është i vërtetë, duke mohuar kështu pretendimet shoqatës së veteranëve të Kosovës, sipas të cilave, Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri. Derisa Shoqata e veteranëve thotë ndryshe” ka potencuar Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Më tutje, ai është shprehur se Shqipëria nuk guxon të bëj skandal të tillë me përmasa kombëtare dhe se Kastrati duhet të thotë të vërtetën.

“Nëse është e vërtetë një gjë e tillë, atëherë Tirana i ka ngulur Kosovës thikën pas shpine. Thellë thellë s`dua ta besoj një gjë të tillë, andaj të presim dhe të vërtetohet fillimisht një gjë e tillë. Shqipëria nuk guxon të bëj skandal të tillë me përmasa kombëtare, diçka që do e dëmtonte shumë raportet vëllazërore. Duhet që vet Kastrati të thotë të vërtetën, e këtij rasti të paprecedentë”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat