“SHBA-ja është garantuesja më e besueshme në dialog”

Politika

“SHBA-ja është garantuesja më e besueshme në dialog”

Nga: A.SH Më: 2 gusht 2020 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Është bërë e ditur se koordinatori për dialog Skender Hyseni ka arritur në Washington, dhe nga atje ka thënë se takimet do të fillojnë nesër në mëngjes.

Siç është raportuar, Hyseni do të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, dhe me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në lidhje me këtë, analisti Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, pasi që z. Hyseni është ngarkuar me punë në koordinimin e procesit të dialogut është në gamën e veprimtarisë se tij zhvillimi i takimeve bilaterale me akterët ndërkombëtarë.

“Pasi që z. Hyseni veç është ngarkuar me punë në koordinimin e procesit të dialogut, atëherë konsideroj që është në gamën e veprimtarisë se tij zhvillimi i takimeve bilaterale me akterët ndërkombëtarë të ngarkuar me të njëjtat detyra përsa i përket dialogut”, thotë ai.

Image
Leon Duhanaj

 

Sipas tij, SHBA është më e besueshme në këtë proces dhe është mirë për ne, që në çdo fazë të kemi konsulta dhe koordinim me ta.

“Pasi që SHBA, është edhe garantuesja më e besueshme në ketë proces, është mirë që në çdo fazë të kemi konsulta dhe koordinim të rregullt me ta. Konsideroj që në ketë proces, pjesmarrja aktive amerikane është mëse e nevojshme dhe, si e tillë edhe vizita e z. Hyseni duket me qenë në ketë prizëm”, përfudnon Duhanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat