Mimoza Kusari-Lila për “Bota sot” i përgjigjet kërcënimit të deputetit Xhavit Ukaj ndaj saj

Politika

Mimoza Kusari-Lila për “Bota sot” i përgjigjet kërcënimit të deputetit Xhavit Ukaj ndaj saj

Nga: D.RR Më: 3 gusht 2020 Në ora: 19:25
Xhavit Ukaj dhe Mimoza Kusari - Lila

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, i njohur si deputeti që iu vërsul kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, gjatë një seance të mbajtur në Kuvend javë më parë, ka thënë për deputeten Mimoza Kusari-Lila, se do t’ia mbyllim gojën edhe kësaj.

Kjo deklaratë e tillë e deputetit Ukaj, vjen pak javë pasi ai iu vërsul kryeparlamentares Vjosa Osmani.

E këtë koment të deputetit Ukaj, e ka komentuar vet deputetja Kusari-Lila për gazetën “Bota sot”.

Ajo ka thënë se nuk do të ndihet e rrezikuar nga deputeti Ukaj në ambientet e Kuvendit të Kosovës, e as nuk beson se do t’a ketë fatin e kryeparlamentares Osmani.

“Kjo gjuhë e tij është tepër e ulët, saqë nuk ia vlen fare të merrem me të. Gjuha nga disa deputetë ka degraduar dhe kjo nuk i shërben aspak institucioneve të Kosovës. Deputeti s’ka mundësi që të bëj asgjë ndaj meje si në rastin me kryeparlametaren Osmani, e as nuk ndihem e rrezikuar”, ka thënë deputetja Kusari-Lila për “Bota sot”.

Tutje ajo ka theksuar se këtë deklarim të deputetit Ukaj nuk do ta paraqes në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat