Situata kaotike, analisti politik: Kjo qeveri nuk po është në gjendje të kontrollojë situatën e pandemisë

Politika

Situata kaotike, analisti politik: Kjo qeveri nuk po është në gjendje të kontrollojë situatën e pandemisë

Nga: A.SH Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:01
Foto

Analisti politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar gjendjen politike në Kosovë, si dhe gjendjen pandemike që mbizotëron në vendin tonë.

Ai ka thënë se, gjithçka i ka ikur kontrollit, duke u bërë situata më kaotike, e tëra kjo po bie te populli sepse në fund ai po i vuan pasojat.

“Përhapja marramendëse dhe vdekjet nga virusi po bëhën alarmante në Kosovë. Gjithqka i ka ikur tashmë kontrollit, duke e bërë situatën gjithnjë e më kaotike. Moti janë que peshë kjo klasë politike, duke luftuar ashpër midis pandemisë për të fituar pushtet apsolut. Kjo edhe mund t’ju kthehet atyre si bumereng në politikë, por populli sërish është ai që po i vuan pasojat, jo vetëm nga gjendja e rëndë ekonomike e sociale, por edhe nga zezona e quajtur Korona. Formuan një qeveri jashtë normave kushtetuese, dhe zatën edhe për atë nuk po na shkojnë punët më asgjë mirë. Diqka që nuk e ka bekimin e Zotit dhe të popullit, për nga natyra edhe dështon. Kjo qeveri nuk po është në gjendje të kontrollojë situatën e pandemisë. Kjo qeveri nuk mund t’i kontrollon as rrjedhat ekonomike gjithnjë e më të dobëta”, thotë ai.

Sipas tij, Qeveria që kemi nuk e ka legjitimitetin edhe për proceset e tjera siç është dialogu me Serbinë dhe as nuk i ka 80 vota në kuvend që do ta kishin legjitimuar arritjen e ndonjë marrveshje për normalizim të marrdhënieve.

“Kjo qeveri nuk e ka legjitimitetin e plotë në bisedimet e rifilluara me Serbinë, që sipas paralajmërimeve pritet të jenë shumë të vështira, aq më shumë kur po pritet një plan 9 pikësh, që bie ndesh totalisht me interesat e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Kjo qeveri është jo legjitime edhe për shkak së nuk i ka 80 vota në kuvend që do ta kishin legjitimuar arritjen e ndonjë marrveshje për normalizim të marrdhënieve. Delagacioni ynë është duke e humbur terrenin politike në relacion më Serbinë e faktorizuar pa të drejtë”, shprehet Mulliqi.

Si edhe për Skender Hysenin thotë se, është i dobët dhe i dirigjuar dhe sipas tij nuk premton në përballje më delegacionin serb.

“Një koordinator çfarë është Skënder Hyseni, i dobët dhe i dirigjuar, nuk premton në përballje më delegacionin serb. Kjo garniturë politike tashmë është sprovuar së është e papërgatitur për një sfidë të tillë të interesit nacional çfarë janë bisedimet me palën serbe. Serbia po arrinë që të mbanë pezull shumë padrejtësisht çështjen e bisedimeve, çështjen e të pagjeturve, dhe në anën tjetër po vepron më të madhe kundër Kosovës, në mosinkuadrim të saj, në asnjë strukturë relevante të BE-së, dhe së fundi Serbia e çetnikut, Vuqiq, që është legjitimuar gati me pushtet apsolut në zgjedhjet e fundit të këtij shteti, ka filluar të na kërcënojë edhe ushtarakisht, përmes Ministrit të Mbrojtjës, Aleksandar Vulin. Kjo po bëhet edhe për ta zbritur nivelin e bisedimeve në Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën. E gjithë kjo nuk jepë shumë optimizëm që palët të arrijnë në ndonjë marrëveshje përfundimitare. Natyrisht, shumë varet nga BE-ja, dhe Amerika, se sa do t’i koordinojnë punët, dhe sa e kanë vullnetin e tyre politik, që agjendën e bisedimeve ta shtyejnë përpara. Roli i SHBA-vë në këto bisedime është vendimtar. Nuk duhet të harrojmë pasojat nga pandemia, e cila do të vazhdon ndikimin e saj të përgjithshëm në Rajon, Evropë dhe Botë edhe për një kohë”, përfundon Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat