Ish-zyrtari i LDK-së i reagon Mimoza Kusarit, përmend arsyjen e reagimit të saj ndaj Hotit - Bota Sot
Ish-zyrtari i LDK-së i reagon Mimoza Kusarit, përmend arsyjen e reagimit të saj ndaj Hotit

Politika

Ish-zyrtari i LDK-së i reagon Mimoza Kusarit, përmend arsyjen e reagimit të saj ndaj Hotit

M.H Nga M.H Më 4 gusht 2020 Në ora: 08:07
Avdullah Hoti dhe Mimoza Kusari-Lila

Në mëngjesin e së djeshme kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u akuzua nga deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila që nuk izoluar përundër që ka pasur simptoma të COVID-19.

Kjo deklaratë ngjalli reagime përsëri nga Hoti duke u deklaruar që nuk ka të bëjë me shkelje të masave që kanë caktuar dhe se këto akuza nuk do të duhej të bëheshin.

Në krah i doli kryeministrit kreu i LDK-së, Isa Mustafa duke shpërthyer edhe në komente kundrejtë deputetes Kusari-Lila të cilën e quajti “xhelatja” dhe bashkëpartiakëve të tij dhe Hotit që nuk I dolën në krah Hotit.

Pas deklaratave të liderit të LDK-së, Isa Mustafa i cili akuzoi zyrtarët e partisë së tij që nuk po i dalin zot Avdullah Hotit, ka reaguar edhe vajza e ish-veprimtarit të vrarë të kësaj partie, Xhemajl Mustafa. Ajo ka thënë se moti ka hequr dorë nga bashkëpartiakët e babait të saj, për të zbardhur vrasjen e tij.

Në lidhje me këtë temë analisti politik dhe ish-zyrtari i LDK-së, Skender Zogaj për “Bota sot”, u shpreh që sulmet kundër Hotit nuk kanë tjetër sqarim përveç që ata duan ta shohin Kosovën të qeveriset nga brigadat e kuqe dhe tufëzimeve gadafiane.

“Sulmet kundër kryeministrit Avdullah Hoti, nga disa oponentë politikë, që janë të mirënjohur me pikëpamjet e tyre destruktive dhe të orkestruara nga strukturat e organizuara antidemokratike, që Kosovën e duan të qeveriset nga brigadat e kuqe dhe tufëzimeve gadafiane! Kjo është sjellje shumë shqetësuese, që nuk ka të bëjë me sulmet kundër emrave të përvetshëm, por sepse, këta zëra, për fatin e keq të vendit tonë, po e thërrasin kobin! Ndryshe nuk ka si shpjegohen kënaqësitë që shprehen ndaj rasteve të fatkeqësive, si në rastin e kryeministrit Hoti”, u shpreh Zogaj.

Ndërsa Zogaj përmendi edhe deklaratat e Mustafës dhe vazjës së Xhemajl Mustafës duke i arsyetuar të dyja dhe parë reagimin e liderit Mustafa si një shprehje habije e deklaratën e vajzës së Mustafës e quajti të pranueshme pasiqë është në vaj duke thënë që edhe është dashur të bëhet më tepër për bashkëpartiakët e Xhemës.

Image
Skender Zogaj

“Reagimin e liderit Mustafa nuk ishte akuzē por një shprehje habije, sepse, është vërtetë e habitshme heshtja kur korbat jo vetēm që po krrokasin por edhe po çukasin koka njerëzish! Sa i përket deklaratës se vajzës së Xhemajl Mustafës, është e pranueshme, sepse ajo është me vaj në buzë derisa të mos zbardhet vrasjes së prindit të saj. Prandaj reagimi duhet të mirëkuptohet sepse bashkëpartiakët e Xhemës është dashur të bëjnë shumë më tepër”, përfundoi Zogaj për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat