U shkarkuan bordet e qeverisë Kurti, vjen reagimi i Haki Abazit - Bota Sot
U shkarkuan bordet e qeverisë Kurti, vjen reagimi i Haki Abazit

Politika

U shkarkuan bordet e qeverisë Kurti, vjen reagimi i Haki Abazit

Nga: E.B Më: 4 gusht 2020 Në ora: 13:47
Haki Abazi

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.

Po ashtu, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të Ndërmarrjeve Publike, KRU “Prishtina”, “KEK”, “Ibër Lepenc” dhe KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A.

Rreth kësaj çeshtje “Bota Sot”, ka biseduar me ish zëvendëskryeministrin, Haki Abazi, i cili ka thënë se kjo qeveri ilegale po tregon qe ka prioritet realizimin e kërkesave e klaneve grupore dhe kthimin e “nipave dhe dajve” në pozita të bordeve.

“Qeveria ilegale por tregon që ka prioritet realizimin e kërkesave e klaneve grupore dhe kthimin e nipave dajave në pozita të bordeve dhe drejtuesve të kompanive publike”, ka thënë Abazi.

Për këtë çështje Abazi ka thënë se ky është fakt drejt konfirmimit se përse e kanë rrëzuar qeverinë Kurti dhe tutje Abazi ka thënë se po e vërtetojnë se kanë qendruar në qeverinë Kurti për të kontrolluar dhe për të përfituar.

“Në fakt ky është edhe një hap drejt konfirmimit pse e kanë rrëzuar qeverinë Kurti dhe me këtë po e vërtetojnë që këta kanë qëndruar si parti në qeverinë në detyrë të Kurtit për të kontrilluar dhe përfituar dhe jo për të përkrahur çkapjen e shtetit siç ishte premtuar edhe në marreveshje edhe në planin qeverises”, ka përfunduar Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat