“LDK duhet të shqyrtoj dy gjëra, përfshirjen në dialog të AAK dhe NISMA, dhe që dialogu të drejtohet nga SHBA”

Politika

“LDK duhet të shqyrtoj dy gjëra, përfshirjen në dialog të AAK dhe NISMA, dhe që dialogu të drejtohet nga SHBA”

Nga: A.SH Më: 4 gusht 2020 Në ora: 22:20
Qeveria e Kosovës

Mospajtimet mes koalicionit aktual qeverisës tashmë janë shpërfaqur.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një emision ka deklaruar se nuk do ta përkrahin dialogun nëse nuk janë pjesë e takimeve, madje ai është kundër dialogut pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me këtë, njohësi i çështjeve politike, Blerim Bujrani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, kreministri Hoti duhet të koordinohet me AAK-në dhe NISMA-n, duke kërkuar angazhim të drejtpërdrejt në dialog.

“Ende nuk po ndodh diçka e jashtëzakonshme. Por Hoti duhet të koordinohet më shumë me AAK dhe NISMA, ai duhet të kërkoi angazhimin e drejtpërdrejt të përfaqesuëve të koalicionit në dialog së bashku, ose Hoti dhe koalicioni ekzistues duhet të kërkojnë përfshirjen e të gjithë akterëve, përkatësisht të liderëve politik në dialog këtu duhet të jetë patjetër edhe PDK, pasi që VV gjithmonë e kundërshton çfarëdo nisme për poena tjera politke, dhe nuk i intereson ky dialog kur flitet për rrethana të brendshme politik, ai nuk ka ndonjë rëndësi për këtë dialog përshkak se VV e përjashton veten gjithmonë nga politika qeverisëse”, thotë Burjani.

Image
Blerim Bujrani

 

Tutje për Skender Hysenin thotë se, duhet të ketë përfaqësuses të AAK dhe të NISMA në dialog.

“Z. Hyseni duhet të ketë ndihmës të tij përfaqësuses të AAK dhe përfaqësues të NISMA në dialog së paku që koordinatori teknik të jetë i përbashkët në informata, përderisa Hoti mbetet kryenegociator, pra LDK duhet të shqyrtoj dy gjëra, përfshirjen në dialog të AAK dhe NISMA, dhe së dyti që dialogu të drejtohet nga SHBA, kjo është e vështirë për kryeministrin Hoti t’i thotë BE jo, por mendoj se ai duhet të flasë me Merkel dhe Makron për fatin e dialogut Kosovë -Serbi, për shkak se në Kosovë ka vëretje të madhe deri më tash në dialogun e udhëhequr nga BE, pa një zgjidhje përfundimtare”, përfundon Bujrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat