Kritikohet Skënder Hyseni për vizitën në Uashington: Shkoi e erdhi me gishtin në gojë

Politika

Kritikohet Skënder Hyseni për vizitën në Uashington: Shkoi e erdhi me gishtin në gojë

M.H Nga M.H Më 5 gusht 2020 Në ora: 12:26
Foto nga vizita e Skënder Hysenit në Uashington

Koordinatori për dialog me Serbinë, Skender Hyseni, ka vizituar SHBA-në gjatë ditës së djeshme mirëpo që nuk u takua me Grenell.

Rivhard Grenell është takuar me koordinatorin më herët mirëpo atëhere Hyseni përfaqësonte vetëm një parti politike, ndërsa dje ata nuk u takuan kjo për arsyje se Grenell nuk ishte në SHBA.

Hyseni u kthye nga vizita mirëpo me asnjë të re në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, përveç kësaj ai u kritikua që në këtë kohë pandemie që ka kapluar botën është duke vazhduar të ketë takime për politikë, e jo për qytetarët e vendit dhe krizën që ka kapluar.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Hyseni nuk ka shkruar për një vizitë në dobi për Kosovën po vetëm një ekskursion dy ditor në Uashington. Ai u kthye pa asnjë lajmë të ri për Kosovën dhe pa u takuar me asnjë lidër të SHBA-së duke vë në pah që Amerika është duke u merr me pandemin dhe jo me politikë sikurse Kosova.

“Skender Hyseni vetëm që bëri një ekskursion dy ditor deri në Uashington, sa për të treguar se është dikushì e u kthye nga SHBA-ja si kurrkushi. Ai jo që s'u takua me asnjë funksionar të lartë amerikan, po as me Grenellin, si shkoi ashtu edhe u kthye, shkoi sa për sy e faqe për ta treguar veten se është faktor kryesor i dialogut me Serbinë e u kthye si njeriu i rëndomtë që i jepet vizë sa për të shkuar e viziutuar SHBA-ne e asgjë më shumë. Nëse për elitën politike të Kosovës në plan të parë është politika, në SHBA për amerikanët më kryesore është shëndeti i popullatës e pastaj politika, kjo u vërtetua me shkuarjen e kordinatorit për dialog me Serbinë në SHBA, Skender Hysenit, që askush nuk iu afrua për shkak infektimeve të mëdha të qytetareve të Kosovës nga pandemia, me siguri elita politike amerikane janë frikuar t'i afrohen Hysenit për shkak bartjes së virusit nga Kosova në SHBA”, u shpreh Mehazi.

Tutje Mehazi thotë që as Trump nuk del jashtë SHBA-së vetëm koordinatori i Hotit dhe Thaçit merr rrugë të largët dhe pas asnjë rezultat.

Image
Sulejman Mehazi

“E gjithë elita politike botërore janë karantinosur e janë bllokuar duke mos bërë asnjë lëvizje diplomatike nëpër shtetet tjera për shkak pandemisë, as Trumpi i SHBA-së nuk del jashtë SHBA-së, vetëm, ky asgani, kordinatori i Hotit e i Thaçit, Skender Hyseni, merr rrugën e largët në SHBA në valën më të madhe të pandemisë globale. Shkoi e erdhi me gishtin në gojë pa mos sjellur asnjë rezultat përveç gënjeshtrave”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat