Flet Albulena Haxhiu për “Bota Sot”, zbulon se kush janë deputetët e Qeverisë që pritet ta përkrahin mocionin për rrëzimin e Hotit

Politika

Flet Albulena Haxhiu për “Bota Sot”, zbulon se kush janë deputetët e Qeverisë që pritet ta përkrahin mocionin për rrëzimin e Hotit

Nga: A. J Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:52
Albulena Haxhiu

Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Hoti.

Kjo qeveri, që erdhi si rezultat i përmbysjes së vullnetit qytetar, presionit të presidentit mbi deputetë dhe votës së një deputeti që tashmë është i dënuar dhe në arrati, duhet të rrëzohet sa më parë ka thënë Vetëvendosje në një konferencë për media duke kërkuar nga PDK-ja që ta mbështesin mocionin.

Në lidhje më këtë, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje në një prononcim për “Bota Sot” ka shpjeguar se si pritet të rrjedhin gjerat dhe se më pas do të fillojnë edhe më procedimin e mocionit kundër Qeverisë Hoti.

 

“Ne sot gjatë kohës se konferencës kemi dorëzuar shkresat tek grupet parlamentare më anë të se cilave kemi kërkuar nënshkrimet për procedimin e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Presim ditëve ne vijim se cila do të jetë përgjigja e deputetëve të PDK-së. Edhe grupit 6 + ia kemi dorëzuar shkresën prandaj nuk e di nëse do të na përkrahin por është interes qytetar qe kjo Qeveri të largohet” ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se varet nga grupet tjera se sa mund të zgjas gjithçka në mbledhjen e nënshkrimeve.

“Uroj te kemi përgjigjen e tyre sa me parë, sepse ne i kemi  31 nënshkrime sepse ne i kemi  31 nënshkrime për dorëzim te mocionit” ka thënë për “Bota Sot” Albulena Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat