Kjo është mënyra me e thjeshtë e formimit të Qeverisë Kurti 2

Politika

Kjo është mënyra me e thjeshtë e formimit të Qeverisë Kurti 2

Nga: A. J Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:34
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje se fundmi ka ngritur mocion për rrëzimin e  Qeverisë Hoti, derisa ka kërkuar përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës në dhënien e nënshkrimeve. Vetëvendosje është e bindur se qeveria aktuale duhet të shkarkohet dhe se kanë dështuar në menaxhimin e pandemisë, kurse PDK i ka rikujtuar VV-së “vijat e kuqe” që kishte ndaj tyre.

Në lidhje me këtë dhe procedurat që Kuvendi i Kosovës duhet të ndjek dhe si mund të vie deri të rrëzimi i Qeverisë, njohësi i Kushtetutës dhe profesori Riza Smaka ka thënë se qeveria aktuale është e formuar në rrethana shoqërore-shëndetësore problematike. Me pastaj  nga 61 vota , dy sosh ishin invalidore, nja e deputetit të dënuar dhe tjetra nga deputeti të cilit dy  funksionarë të lartë  i kanë hyrë në shtëpi pas mesnate dhe e kane "bindur" për votimin pro formimit te Qeverisë në fjale.

 

“Në këto dy raste ka qenë shkelur neni 70 i Kushtetues se Republikës se Kosovës. Referuar  pandemisë,  qeveria aktuale nga shkaqe që do të duhej të analizoheshin krahasuar me Qeverinë e mëparshme ka dështuar keq dhe për dështimin evident të tillë ka vend për mocionin për mosbesimin e saj.  Ndërkaq vendi ynë ndodhet në  gjendje socio - ekonomike e politike tejet të pavolitshme për shkak se rrëzimi i Qeverisë aktuale për shkak të mosbesimit do të mund të  rezultonte më efekte të kundërta te pavolitshme. Le të theksohet fakti se vendi ynë është jashtë liberalizimit të vizave, ne vigjilje të dialogimit intensiv më palën serbe si dhe me Presidentin  e akuzuar nga Prokuroria e Dhomës Speciale” ka henë profesori.

Sipas Riza Smakes në kompleksin dhe kontekstin socio-ekonomik e politik të vendit tonë zgjidhje oportune do të ishte formimi i Qeverisë se përberë nga përfaqësues meritorë, profesionistë të mirëfilltë nga subjektet politike parlamentare për t'i kryer disa nga  punët më urgjente.

Image
Riza Smaka

 

“Dashtë zoti e kalon pandemia aktuale dhe atëherë do të justifikohej shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme për formimin e Legjislativit dhe të Ekzekutivit në strukturë të re, të freskët e të devotshëm për krijimin e Kosovës nga "shteti juridik" në  shtet të se drejtës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat