Nga kjo qeveri është naivitet të pritet strategji për zhvillim ekonomik, madje edhe nga tërheqja e 10 për qindëshit në trust

Politika

Nga kjo qeveri është naivitet të pritet strategji për zhvillim ekonomik, madje edhe nga tërheqja e 10 për qindëshit në trust

Nga: D.B. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:17
Avdullah Hoti

Se sa do ti nxjerr qytetaret nga kriza tërheqja e 10 për qindëshit ne trust, eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj ka thënë për “ Bota sot” se parimisht kursimi i trustit është për moshën e shtyrë ose në rast të vdekjes të përfitojnë të afërmit e kontribuuesit por duke shpresuar dhe duke uruar që mos të ketë këso situata të ngjashme sikurse rasti i pandemisë.

Sipas tij, qeveria po përballet me situatën e tanishme duke e marrë parasysh edhe rënien e aktiviteti ekonomik si dhe buxhetit të varfër çfarë ka Kosova.

Image
Mustafë Kadriaj

“Konsideroj se qeveria ka marr një hap të nevojshëm komfor situatës aktuale që me këtë veprim do të rrit fuqinë blerëse tek konsumatori. Po ashtu do të rritë qarkullimin tregtar tek bizneset që rrjedhimisht do ndikon edhe në arkën e shtetit për faktin që do rritet përqindja e taksave dhe tatimeve. Pra nga kjo qeveri është naivitet të pritet strategji për zhvillim ekonomik për faktin se është qeveri shumë anemike si nga performanca po ashtu edhe nga kombinimi i koalicionit. Neve na duhet një qeveri legjitime që mund të përfaqësojë dhe të garantojë Kosovën në çdo marrëveshje ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat