Haradinaj pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë: Patriotat e internetit le të nisën, ja çfarë do bëjmë ne

Politika

Haradinaj pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë: Patriotat e internetit le të nisën, ja çfarë do bëjmë ne

Nga: D.RR Më: 8 gusht 2020 Në ora: 13:22
Nasim Haradinaj

Nënkryetari i OVL të UÇK-së dhe ish komandantë në Koshare, Nasim Haradinaj, për gazetën “Bota sot” ka komentuar hyrjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë, saktësisht në Karaçevë.

Ai ka thënë se për të, kjo nuk është lajm pasi nuk është hera e parë që është duke ndodhur.

Haradinaj ka një mesazh edhe për ata që komandantët e luftës po i fyejnë e po i njollosin.

“Për mua kjo nuk është lajm, sepse nuk është hera e parë duke ndodhur. Ajo që mua më befason dhe do të doja të bëja një thirrje publike të gjithë atyre patriotave që po na fyejnë si komandantë të cubave, komandantë hajna, të cilët thonë se mos të ishte NATO, komandantët nuk e kishin kry asnjë punë. I ftojë tash ata patriota që Kosova është e tyre, le të na tregojnë atëherë se si duhet me luftu për vendin, nëse ne nuk paskemi ditë. Është shumë interesant se sa herë shohim serbë edhe nëpër video, na ftojnë neve, por të kqinjë prapë jemi ne”, ka thënë Haradinaj për “Bota sot”.

Duke theksuar se për atdheun çdoherë duhet të jemi të gatshëm për sakrificë, Haradinaj iu ka bërë thirrje “patriotëve të internetit” që ta marrinë hapin e parë, ndërsa ka premtuar se gjithmonë do të janë pas tyre.

“Prandaj i ftojë këta patritotat e internetit që le ta marrin hapin e parë ata, e ne do t’i mbështesim. Përndryshe, mos të na ftojnë ata neve me u ballafaqu me xhandarmërinë serbe, nëse po na ofendojnë herave të tjera. Na jemi të gatshëm me u ballafaqu me agresorin serbë, mirëpo pasi po na thonë se ne s’po dimë, po ua japim radhën kësaj here këtyre të rinjve. Një iu premtojë që ne do të jemi gjithmonë pas tyre, te thembrat e tyre, vetëm ta qesin hapin e parë. Për atdheun, çdoherë duhet të jemi të gatshëm për sakrificë”, u shpreh Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat