Alarmon eksperti i sigurisë për xhandarmerinë serbe: Nuk është hera e parë që ushtria Serbe hynë në Kosovë, derisa institucionet e Kosovës “heshtin”, ata do të...

Politika

Alarmon eksperti i sigurisë për xhandarmerinë serbe: Nuk është hera e parë që ushtria Serbe hynë në Kosovë, derisa institucionet e Kosovës “heshtin”, ata do të...

Nga: A.M. Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:30
Xhandarmëria serbe

Eksperti i sigurisë dhe ish zëvendësministri në Ministrinë e Mbrojtjes, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar hyrjen e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës.

Ai ka treguar shkakun se pse forcat serbe kanë hyrë në Kosovë, si dhe ka sugjeruar se çfarë është dashur të bëhet nga institucionet e Kosovës që të mos ndodhte një gjë e tillë.

“Kosova si shtet i pavarur sikur që është tani, e më shumë që është në ndërtim e sipër në shtetasin e saj, dhe që duhet edhe shumë të punohet në ndërtimin e kësaj Pavarësie. Dëshmi më e fortë rreth kësaj që e thash është edhe vet fakti sikur që dje xhandarmeria serbe hyn në territorin e Kosovës, pa u tremb fare dhe as që e llogaritë Kosovën si shtet. Sikur t`i formonte Kosova institucionet e saja profesionale ashtu si duhej, në radhë të parë trupat komanduese ushtarake ti kishte epror-oficerë të karrierës, dhe të bënin ushtrime ushtarake në tërë territorin e Kosovës me ushtarët e saj, kjo do të ndikonte edhe në preventiven e vetëmbrojtjes së territorit të Kosovës, e sidomos të kishim edhe kazermat ushtarake në të gjitha anët e kufijve të Kosovës karshi me Serbinë, qoftë në Leposaviq, në malet e Leshakut, apo të Mutivodes në kufij të Leskofcit, apo Kamenicës mbi Karaçevë, dhe gjithandej nga kufizohemi me Serbinë e pse jo edhe me Maqedoninë. Sikur ti kishim këto kazerme nëpër ato vende, nuk do të ndodhte që xhandarmeria apo ushtria serbe të dal lirshëm nëpër territor të Kosovës, dhe me këto sjellje të lëvizjeve të tyre, të bëjnë presione në popullatën shqiptare në ato vise malore ku jetojnë ata, dhe ndodhë që nga ato sjellje të njësive serbe, popullata shqiptare, e duke e pas kujtesën e luftës të viteve 1998-1999 dhe masakrat që i ka bërë Serbia, që edhe tani të shpërngulen në vende të ndryshme afër qyteteve të Kosovës, duke mos pa perspektivë të jetuarit në ato vende, prandaj tkurrja e popullatës nëpër këto vende të qytetëruara, po e lajnë territorin e Kosovës të papunuar dhe të pabanuar dhe të duket si vend i shkret. Kur tani jemi shtet dhe tani i kemi institucionet shtetërore si ushtarake, policore dhe të tjera, duhemi të punojmë dhe te kontribuojmë që si në preventiv ashtu edhe në praktik, ti sigurojmë kufijtë tonë rreth territoreve që kufizohemi me shtetet jo mike, sikur që është Serbia, e që i kemi faktet mizore të shumë luftërave dhe masakrave që i ka bërë Serbia ndaj popullit tonë, e sidomos qysh nga vitet 1877 e këndej e sidomos deri me luftën e fundit të vitit 1999”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Image
Hajrullah Tërnava

Po ashtu, Tërnava ka përmendur faktin se nuk është hera e parë që xhandarmeria serbe hynë në territorin e Kosovës.

Ai ka shtuar se askush nuk ka ngritur shqetësim për këtë çështje, por duhet shfrytëzuar rastin dhe mundësinë që Kosova e ka.

“Xhandarmeria serbe nuk është futur vetëm dje në territorin e Kosovës, në territorin e Kosovës janë parë edhe me parë ushtri serbe, polici apo xhandarmeri, e mos të flasim sikur që është hera e parë që po shihen xhandarmeria e Serbisë, mjerisht që ajo edhe shpeshherë hyn dhe del nga territori i ynë dhe askush nuk e ngrit një lloj shqetësimi së paku me reagime ndërkombëtare apo diplomaci si shkelje flagrante apo konflikti ndërshtetëror, që së paku opinioni si vendor ashtu edhe ndërkombëtar të jenë të njoftuar për këto ngacmime-acarime. Duhet ta shfrytëzojmë rastin dhe mundësinë që Kosova e ka, e që për ruajtjen e territorit dhe kufijtë e Kosovës, garantues i kufijve është KFOR-i, prandaj për çdo incident kufitar që e krijon Serbia, KFOR-i të intervenoj dhe të reagoj qoftë me notë verbale apo diplomatike-shkrimi ndaj Serbisë apo institucioneve të saja si ato policore, ushtarake apo xhandarmerisë”, potencuar Tërnava për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka theksuar se deri sa institucionet e Kosovës heshtin, serbët do të vazhdojnë të hyjnë ne territorin e Kosovës.

“Deri sa institucionet e Kosovës shukatin për këto dukuri, serbet do të vazhdojnë të sillen me shqiptarët edhe në mënyra më të vrazhda qoftë mes xhandarmerisë, policisë, apo ushtrisë e pse jo edhe që brenda natës t`iu shkojnë popullatës nëpër fshatrat dhe shtëpitë e tyre dhe e me i kërcënuar, që herën tjetër do tu kallin shtëpitë apo do ti vrasin sikur që dijen ata të bëjnë presion, që ma mos të jetojnë në këto pjesë dhe të shpërngulen nga këto troje të fshatrave të Kosovës. Policia e Kosovës duhet që në planet patrulluese policore ti vizitoj ato pjesë të fshatrave ku më së shpeshti depërton Xhandarmeria apo policia e Serbisë, dhe vizitave që ju bëjnë popullatës, t`iu ngritin moralin dhe shpresën se ata nuk janë të vetëm, dhe që këto territore i kanë nën kontroll institucionet e shtetit tonë, për të cilat shteti i Kosovës ju del zot, dhe të mbajnë lidhje telefonike banorët me policinë tonë, e sidomos kur xhandarmeria apo policia serbe bënë shkelje të kufijve, që policia jonë t`iu ndalin në ndihme duke shkuar menjëherë në ndihmë te ata, dhe duke intervenuar dhe marr masa për burgosjen e xhandarmerisë dhe policisë serbe”, ka përfunduar Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat