Bashkëluftëtari i Sali Çekajt ‘godet’ rëndë PDK-në, zbulon detajet që u ‘fshehën’ në ligjin për UÇK-në

Politika

Bashkëluftëtari i Sali Çekajt ‘godet’ rëndë PDK-në, zbulon detajet që u ‘fshehën’ në ligjin për UÇK-në

Nga: P.R Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:39
ilustrim

Seanca e Kuvendit të Kosovës e zhvilluar gjatë ditës së djeshme, ku u diskutua projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së, ka përfunduar pa rezultat për shkak të mungesës së kuorumit për ta votuar këtë projektligj.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se janë 47 deputet në sallë dhe nuk ka kuorum për ta votuar, derisa propozoj që seanca të vazhdojë të enjten në ora 10:00, me pikat e mbetura, pasi të premten do të ketë seancë të re.

E projektligji për vlerat e luftës së UÇK-së i propozuar nga PDK-ja, ka nxitur reagimin e ashpër të Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve tjerë ndërkombëtar.

E këtë projektligj, ashpër po e kundërshton edhe Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i komandantit, Sali Çekaj.

Ai në një bisedë për “Bota Sot”, hedh kritika të ashpra ndaj PDK-së, të cilët janë iniciuesit e këtij projektligji.

Image
Saim Tahiraj

 

“Propozimi i këtij ligji nga ana e PDK-së është vazhdimësi e tendencave të saje që në radhë të parë të ndryshohet historia reale e fillimit të rezistencës së armatosur e cila filloi në vitin 1991. Dërgimi i ushtarëve të parë në dy grupe në Shqipëri, ishte fillimi i rezistencës së armatosur. Krijimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Ministrisë së Punëve të Brendshme në tetor të vitit 1991 si dhe kthimi i grupit të dytë në fillimin e dhjetorit të vitit 1991, janë fillimi i rrezistencës së armatosur të drejtuar nga institucionet e Republikës së Kosovës”, thotë Tahiri.

Sipas tij, në dhjetor të vitit 1991 filluan aksionet e para të armatosura dhe nuk u ndalën kurrë, deri në çlirimin definitiv të vendit.

“Ligji aktual për veteranët është një ligj diskriminues sepse e mohon tërë atë veprimtari të madhe të rrezistencës së armatosur të njesiteve të para guerile të drejtuar nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës. Të thuash se Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Ilas Kodra dhe shumë të tjerë, jan bërthamat e para të UÇK -së dhe në anën tjetër të mohosh periudhen 7 - vjeqare të rezistencës së armatosur, të këtyre heronjëve është më tepër se krim. Me ligjin aktual për veteran, mohohet pikërisht kjo periudhë e lavdishme dhe njihet vetëm periudha e vonshme e konfliktuoze kur fillojnë gabimet e këtyre të LPK -së. E njëjta gjë po tentohet të arrihet edhe me ligjin e propozuar nga PDK, ligji i ashtuquajtur për mbrojtjen e vlerave të luftës. Unë nendoj se fare nukë kemi nevojë për një ligjë të tillë sepse rrdhjedhimisht lindë pyetja se nga kush do i mbronë ky ligjë dhe pse duhet ti mbrojë?”, shprehet më tej për “Bota Sot”, bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

Ai thotë se ky ligj mohon komplet organizimin institucional, ndërsa ana tjetër i shpallet luftë ligjore Gjykatës Speciale.

“Nese ky ligj po u dashka të formohet, atëhere duhet të sqrohet se çka nënkuptojmë vlerë të luftës? Kush futet në këtë kategori? Pse duhet të futet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK - së, që në fakt është shumë selektiv sepse ai shtab ka qenë realisht vetëm shtab i LPK -së. Po ashtu, pse duhet të mbrohet Drejtoria Politike e cila ishte e LPK-së? Pse me këtë ligj nuk parashihet mbrojtja e vlerave të luftës që nga viti 1991? Pse nuk përmendet askund Ministria e Mbrojtjes që nga viti 1991? Kjo nuk është reale, gjithpërfshirëse por shumë selektive dhe tendencioze! Ky ligj mendoj se është një shpatë me dy teha. Njëra anë, mohimi komplet i organizimit institucional, ndërsa ana tjetër, i shpallet luftë ligjore Gjykatës Speciale! E them këtë për arsye se, të pretenduar për akuzë janë pikërishtë individët nga Shtabi i Përgjithshëm i LPK -së dhe nga Drejtoria Politike, gabimet e të cilëve nuk mund ti rehabilitojmë dhe që të kërcnojnë më pastaj. Tani po vrapojnë që sa më parë ta bëjnë një ligjë që ti mbronë nga Gjykata Speciale, paradoks i llojt të vetë”, thekson Tahiraj.

“Ata s'mund ti shkatrrojnë vlerat e vërteta të UÇK -së nga friga e keqpërdorimeve të tyre dhe akteve tjera kushedi çfare. Pse duhet ta voton këtë ligjë Parlamenti i Kosovës kur pikërisht ky Parlament votoj Gjykatën Soeciale? Kush koka zgju tani jerem nga gjumi në këtë mengjes dhe shpeshherë përsërisin skena të tilla fatale e personale pandërprerë? Pse po kanë frigë nga kjo Gjykatë të cilën vetë e krijuan? Kushdo që është i pastër nuk duhet të frigohet nga Gjykata Speciale dhe ligjet që vetë i kanë votuar dhe tani ky proces nuk kthehet prapa. Nese me gojën plot, të gjithë jemi të barabartë para ligjit atëherë pse duhet të kemi ligj të veqantë për kategori të veqanta? Ka kaluar koha e komandantëve që i bënin ligjet dhe gradat ushtarake vetë siq ju duheshin, qoftë në kohë lufte apo pasë lufte me botime e dekorata të rrejshme që s'do ti njeh asnjëherë historia”.

Më tej, Tahiraj i bën thirrje edhe LDK-së që mos ta përkrah këtë ligj.

“Më habit deklerata e deputetes së LDK-së, Valentina Bunjaku se LDK do e voton këtë ligj pa pasur as minimumin e njohurive zonja. Kujdes deputet të LDK -së, mos gaboni ta votoni këtë ligj se është thikë pas shpine sidomos ndaj vijes institucionale! Friga nga veprat e kqija do ti nxitë her pas here me iniciativa të tilla tashmë të dështuara e të injoruara edhe nga miqt tanë”, përfundon Saim Tahiraj, ish bashkëluftëtar i komandantit, Sali Çekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat