Modeli që Kosova duhet të ndjekë pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Politika

Modeli që Kosova duhet të ndjekë pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë

M.H Nga M.H Më 11 gusht 2020 Në ora: 12:35
Foto nga hyrja e ushtarëve serbë në Karaçevë

Gjatë ditë së djeshme ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin deklaroi se shqiptarët po përpiqen të na akuzojnë se nuk respektojmë marrëveshjet dhe detyrimet dhe shkelim linjën administrative, dhe e vërteta e vetme është se një patrull i njëkohshëm midis anëtarëve të Ushtrisë Serbe dhe KFOR, pra komanda rajonale, është në lindje të kontigjentit turk me dy përfaqësues të forcave amerikane, ajo kishte një patrull të njëhershëm.

Pra sipas Vulin kjo ishte patrull e njëhershëm dhe asnjehëre një ndërhyje siç po e konsiderojn shteti i Kosovës.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Sulejman Mehazi është shprehur për “Bota sot”, që me ndërhyrjen e ushtarëve serbë në Kosovë ka dëshmuar që jemi shtet pa siguri dhe pa asnjë mbrojtje.

Më tej u shpreh që edhe deklarata e Hotit që nuk ishte një ndërhyrje me tendencë por vetëm kanë shetitur.

“Se Kosova nuk ka asfarë mbrojtje dhe sigurie ndaj kufirit me Serbinë u pa dhe u vërejtë me hyrjen e ushtarëve serb në territorin e Kosovë lirshëm e pa fare frike, hyrën në Karaçevë bënë një provokim e u kthyen si më mirë në Serbi. Ndërhyrja e ushtarëve serb në Karaçevë na detyron të kuptojmë se kufiri ndaj armikut serb ështe i hapur, i pambrojtuar e i lehtë për depërtimin e ushtrise Serbe në Kosovë. Shteti e qeveria e Kosovës për këtë shkelje tokash të ushtrisë serbe në Kosovë nuk duhet ndejtur duarkryq, po duhet reaguar ashpër në të gjitha ambasadat e botës. Sidomos shumë ironike ishte deklarara e kryeministrit Hoti i cili në vend që t'i dërgonte notë proteste qeverisë Serbe për hyrjem e ushtrisë serbe, ai flet si me qenë qytetar i rëndomtë, se, "ushtarët serb vetëm që kanë hyrë, shëtitur e kurrgjë tjetër”, u shpreh Mehazi.

Tutje Mehazi thotë që nëse do të ishte një ndërhyrje e përbashkët e KFORI-t atëhere si ka mundësi që të mos e din për këtë “shetitje”. Analisti më tej bënë një krahasim me Enver Hoxhën modelin e të cilit do të duhet ta bëjnë edhe autoritetet e Kosovës.

Image
Sulejman Mehazi

“Presidenti e qeveria e Kosovës e kanë të qartë politikën armiqesore serbe, pasi e dinë rrezikun pse nuk mobilizohen e mbrohen me anë të statcioneve policore kufitare e me anë të kazermave të Ushtrisë së Kosoves rreth e per qark kufirit me Serbinë. Si është e mundur që elita politike e Kosovës, qeveria e Hotit, mos të dinë ndërhyrjen e përbashkët të KFORI-t me ushtarët serb në Kosove, po ç'deshi e pse KFORI lejoi të shëtisnin me ushtarët serb, pse për çfarë arsye! Detyra e KFORI-t është të bashkëpunojë me policinë e ushtrinë e Kosovës, e kurrsesi me ushtarët serb. Nuk pajtohemi me sistemin politik të Enver Hoxhës, ama me sistemin mbrojtës po, Enveri duke e ditur se armiku kryesor i Shqipërisë ishte ish-Jugosllavia dhe ai tërë sistemin mbrojtës të bunkereve e kishte të drejtuar rreth e përqark kufirit të Jugosllavisë së Titos. Këtë duhet ta bëjnë edhe autoritetet e Kosovës që gjithë sistemin mbrojtës policor e ushtarak ta kthente kundrejt kufirit me Serbinë”, përfundoi Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat