Kurti kërkon ndihmë nga ambasadorët, Krasniqi: Situata ka dalë jashtë kontrollit

Politika

Kurti kërkon ndihmë nga ambasadorët, Krasniqi: Situata ka dalë jashtë kontrollit

Nga: G.B Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:13
Albin Kurti

Ish kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dje u ka shkruar letër ambasadorëve të huaj në Kosovë.

Përmes letrës ai ka kërkuar ndihmë nga ta që ta ndihmojnë Kosovën në pandeminë e koronavirusit.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë se gjendja me virus ka dalë nga kontrolli dhe Kosova e ka të pamundur t’i mbulojë humbjet nga pandemia, andaj ka nevojë për ndihmë në të gjitha fushat.

Image
Islam Krasniqi

“Sarsi Covid-19 është një virus i cili ka dalë nga kontrolli në vendin tonë dhe nuk e dimë akoma së ku e ka fundin në dhe një rritje e vazhdueshme e tij do të gjunjëzojë çdo ekonomi, e që për shtetin tonë është e pamundshme që t'i mbulojë humbjet si pasojë e pandemisë. Republika e Kosovës ka nevojë në këtë kohë për ndihmë, jo vetëm në ekonomi por në të gjitha fushat”, është shprehur ai.

Sipas tij, letra e Kurtit arsyetohet për shkak të gjendjes ekonomike në Kosovë, pasi ne tani jemi futur në një tunel që nuk shihet drita.

“Covid ka dëmtuar edhe ekonomitë botërore shumë të zhvilluara, e që për vendin tonë do të jetë një katastrofë e madhe, e që kjo ndoshta do ta arsyetonte edhe deklaratën e ish kryeministrit Kurti. Ne tani si popull jemi futur në një tunel ku nuk shihet as drita e kuqe që na ndalon, e që mos të flasim për të jeshilen, duke ja hapur dyert Covidit që të shprehet e që në fatkeqësisë e tyre të fitojë dikush”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat