Albin Kurti është kryeministër i popullit, Avdullah Hoti kryeministër i pazareve të Hashimit dhe Isës - Bota Sot
Albin Kurti është kryeministër i popullit, Avdullah Hoti kryeministër i pazareve të Hashimit dhe Isës

Politika

Albin Kurti është kryeministër i popullit, Avdullah Hoti kryeministër i pazareve të Hashimit dhe Isës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 11 gusht 2020 Në ora: 19:10
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Demokracia është sistemi i preferuar i pothuajse shumicës së shteteve të botës, e natyrisht edhe Kosova e ka zgjedhur këtë rrugë.

Megjithatë, demokracia lejon edhe manifestimin e ndërgjegjes tek individi, megjithëse është ligji ai që mbizotëron.

Demokraci, ndër të tjera është edhe respektimi i vullnetit të shumicës, jo tjetërsim i saj, përmes manipulimeve dhe formave të tjera, pikërisht në emër të vakumit që lejon ajo.

Rast i tillë në vendin tonë, ka të bëj me 6 tetorin e vitit të shkuar. Në atë datë, qytetarët e Kosovës në masë të madhe votuan për ndryshim, votuan kundër PAN, dhe pro ndryshimit. Ndryshim që nuk erdhi në masën e pritur, pas një ëndrre të bukur, u rikthyem në realitet, nga i cili shpresonim se s’do të ktheheshim asnjëherë më.

Vullneti i qytetarëve u thye, premtimet e dhëna ( asnjëherë më PAN) u shkelën me të dyja këmbët, dhe si përfundim jemi përsëri aty ku ishim.

Mbi 250 mijë votues, po llogarisim vetëm votat e Albinit dhe Vjosës, votuan pro ndryshimit, votuan që ata të kenë fatin e vendit në duart e tyre, jo kthim pas, jo kthim në geto. Duke e parë që nuk e kanë votën e qytetarëve, natën vonë në versionin e mafiozëve, tjetërsuan vullnetin e qytetarëve.

Pazaret e vjetra të dyshes Thaçi-Mustafa, u riaktivizuan për të jetësuar interesat e tyre meskine, njëri për t’i ikur drejtësisë, tjetri për të vazhduar tenderomaninë. Për të jetësuar planin e tyre zgjidhën një njeri të urtë si Dulla, që për gjynah të Zotit, e ka humbur karrierën e tij politike kaq shpejt, në shërbim të kësaj dyshe, nga e cila s’po arrijmë të shkëputemi dot.

Skena tipike komunisto – mafioze, janë bërë pikërisht në emër të demokracisë, e që nuk kanë të bëjnë fare me demokracinë. Mbase, koalicioni s’ka mundur të funksionoj, që është edhe normale, mirëpo është dashur që t’i kthehet popullit përsëri, vetëm populli i jep dhe i merr dikujt legjitimitetin, jo pazaret e natës.

Derisa Albin Kurti është kryeministër i popullit, Avdullah Hoti është kryeministër Isës-Hashimit, tandem fatkeq, që në emër të demokracisë, shtypin vullnetin e popullit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat