Vetëvendosje e bindur në rrëzimin e Hotit, kush janë deputetët e LDK-së që do t

Aktuale

Vetëvendosje e bindur në rrëzimin e Hotit, kush janë deputetët e LDK-së që do t

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 09:58
Qeveria Hoti

Vetëvendosje pas ngritjes se mocionit ndaj Qeverisë Hoti duket se nuk po i ecin gjerat siç duhet. Deri më tani VV ka vetëm votat e saj për rrëzimin e Qeverisë por në pritje të katër apo pesë votave të LDK-së dhe një votë të AAK-së e shpresë ka edhe tek nënshkrimet e grupit parlamentar 6+.

Derisa Vetëvendosje ditë më parë ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës, nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Hoti, e kjo e fundit deri më tani nuk i ka jepe shpresë partisë kundërshtare.

Një burim ka treguar se deri më tani vetëm nënshkrimet e veta i kanë por që janë në pritje edhe të nënshkrimeve tjera.

“Aktualisht kemi vetëm nënshkrimet tona, por jemi ne konsultime të vazhdueshme edhe më deputetët tjerë, po përfshirë edhe disa deputetët të LDK-së por edhe një nënshkrim te AAK-së, por për shkak të gjendjes më pandeminë jemi në një gjendje jo të mirë” ka thënë për “Bota Sot”.

Nënshkrimi i AAK-së pritet që të jetë sigurisht Donika Kadaj-Bujupaj e cila aktualisht është në vet izolim për shkak të infektimit më koronavirus. Pritjet më të madha nga Vetëvendosje janë i ka të Vjosa Osmani dhe disa deputetë të LDK-së të cilët dihet se janë kundër Qeverisë Hoti dhe sigurisht edhe kundër koalicionit që formuan Qeverinë pas rrëzimit të Qeverisë se Albin Kurtit.

“Ende nuk kemi asgjë më saktësi, po ne jemi duke pritur edhe votën e Donika Kadaj-Bujupi por edhe të deputetëve tjerë të LDK-së sepse ne ju kemi bërë thirrje dhe po ju bëjmë që të japin nënshkrim për mocionin që hap rrugë për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Nuk mund ti them me emra deputetët e LDK-së por mund të them se janë katër deputetët apo edhe pesë. E sa Për kryetaren e Kuvendit ju e keni dëgjuar qëndrimin e saj dje sa i përket mocionit. PDK deri më tani më shumë ka bërë deklarata televizive se sa një qëndrim të prerë” ka thënë burimi në fjalë.

Ndryshe javën e kaluar Vetëvendosje ka ngritur mocion për rrëzimin e Qeverisë Hoti derisa i duhen se paku edhe 9 nënshkrime për mocion pasi që deri më tani kanë vetëm nënshkrimet e deputetëve të VV-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat