Tomë Gashi tregon a i ka numrat VV për rrëzimin e Qeverisë, ja çfarë thotë për PDK-në

Politika

Tomë Gashi tregon a i ka numrat VV për rrëzimin e Qeverisë, ja çfarë thotë për PDK-në

Nga: G.B Më: 12 gusht 2020 Në ora: 17:39
Tomë Gashi

Qeveria Kurti u rrëzua në mars të këtij viti, kur Kosova po përballej me pandeminë e Koronavirusit.

Pas saj, u formua Qeveria Hoti, e cila aktualisht po qeverisë me vendin, por për të kanë filluar procedurat për rrëzimin e saj.

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Nga kjo parti janë shprehur se deri tani i kanë vetëm deputetët e partisë së tyre, por që presin edhe nënshkrime nga PDK, AAK dhe madje deputetë të LDK-së, që të votojnë pro rrëzimit të qeverisë.

Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se VV e ka të vështirë t’i bëjë numrat për rrëzimin e Qeverisë, pasi të gjitha partitë ishin bërë bashkë për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Unë mendoj se LVV e ka vështirë që të bëjë numrat e deputetëve për rrëzimin e qeverisë Hoti, nga se të gjitha partitë janë bërë bashkë në koalicion së pari për ta rrëzuar qeverinë më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë, pra qeverinë Kurti. Dhe pastaj për të ndarë poste qeveritare dhe për të marrë privilegje sa më shumë që sjell pushteti, e në të njëjtën kohë për ta lënë Kosovën në gjendje të mjerueshme posaçërisht në aspektin e luftës kundër Covid 19 por edhe gjendja katastrofale në ekonomi dhe në të gjitha sferat e shtetit të Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Gashit, PDK duhet të definohet se a është në opozitë apo në qeveri, pasi ka mbetur në asnjërën.

“Unë mendoj se kërkesa e VV-së për të bërë numrat për rrëzimin e qeverisë Hoti ka ndër të tjera që të definohet se PDK a është në opozitë apo me qeverinë, sepse tani PDK as me qeverinë e as me opozitën, e kështu nuk mund të mbetet për kohë të gjatë”, ka deklaruar Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat