“Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, Kadri Veseli...”, kjo është akuza e rëndë

Politika

“Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, Kadri Veseli...”, kjo është akuza e rëndë

Nga: P.R Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:05
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Edhe pse janë publikuar zyrtarisht propozim aktakuzat nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish kreut të SHIK-ut, tash kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, ende ato nuk janë konfirmuar nga gjyqtari përkatës.

E më 24 gusht të këtij viti, bëhen plotë gjashtë muaj që kur Prokurori i Specializuar i Hagës ka dorëzuar aktakuzat e para tek gjyqtari i Procedurës Paraprake, dhe sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara, brenda kësaj periudhe kohore i takon gjyqtarit të vendos nëse e nëse e konfirmon apo nëse e hedh poshtë një aktakuzë.

Por çfarë do të ndodhë më aktakuzën e propozuar ndaj Thaçit e Veselit, ku nder tjerash akuzohen edhe për vrasjen e kundërshtarëve politikë në Kosovë?

Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur analisti dhe opinionisti i njohur, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

 

“Sa u takon aktakuzave të shpallura kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Prokurori i Specializuar ka dorëzuar më 24 prill aktakuzat kundër këtyre dyve, tek gjyqtari i Procedurës Paraprake, ndaj dhe vendimin për konfirmimin apo hedhjen poshtë të padive, si për Hashim Thaçin ashtu edhe për Kadri Veselin duhet pritur deri nga fundi i tetorit të këtij viti. Por ajo që besohet publikisht, është fakti se edhe nëse konfirmohet ngritja e aktakuzës ndaj tyre, nuk pritet të trandet as të tronditet fare skena politike në Kosovë”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Sipas Qarrit, Hashim Thaçit do t’i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale.

“Ndërsa sa i takon vet aktakuzës së shpallur, ajo ka përmbajtje shumë të rëndë dhe nga 10 pikat e saj, sidomos pjesa për vrasjet politike, të cilat rëndojnë mbi Thaçin dhe Veselin, shumica prej tyre pritet të konfirmohen edhe nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake. Ndaj siç vlerësohet në përgjithësi dhe besohet nga opinioni i gjerë publik, nëse jo të dytë, Hashim Thaçin do si do, është përgatitur ta pres Haga, përndryshe nuk do të kishte asnjë kuptim, publikimi me aq shumë zhurmë e bujë i aktakuzës së shpallur, para se ajo të konfirmohej edhe nga vet Gjykatësi i Procedurës Paraprake”, thekson më tej analsiti Qarrri.

Ai thotë se konfirmimi i aktakuzës ndaj Thaçit mund edhe të mos bëhet publikë fare, deri në momentin kur të fillojnë seancat e para të procesit gjyqësor.

“Siç dihet tanimë publikisht, më 24 gusht të këtij viti bëhen plotë gjashtë muaj që kur Prokurori i Specializuar i Hagës ka dorëzuar aktakuzat e para tek gjyqtari i Procedurës Paraprake, nga i cili, sipas ligjit, këto ditë edhe pritet konfirmimi i tyre. Megjithatë rregullat ligjore të Gjykatës Speciale, ofrojnë edhe skenarë të tjerë, sipas të cilëve një aktakuzë e konfirmuar mund të bëhet publike edhe më vonë se vetëm pas gjashtë muajve, nga paraqitja e saj tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake. Brenda kësaj periudhe kohore, në bazë Ligjit për Dhomat e Specializuara gjyqtari duhet të vendos nëse i konfirmon apo hedh poshtë aktakuzuat e para. Përjashtim do të bënte, vetëm rasti kur publikimi i aktakuzës së konfirmuar ndaj një personi, mund të jetë i ndjeshëm dhe druhet të shkaktojë tensione politike në vend. Ndaj në raste të tilla, Gjyqtari i Procedurës Paraprake, ka të drejtë të vendos që të mos bëhet publike edhe akuza e konfirmuar, deri në fillimin e gjykimit dhe seancave të para të procesit gjyqësor ndaj personit të akuzuar. Kështu që është në dorën e gjyqtarit, që në varësi prej rastit, të vendosë nëse do ta bëjë publike, akuzën e konfirmuar, ose jo menjëherë pas gjashtë muajve”, deklaron Qarri.

Për fund, ai thotë se java e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të reja në Kosovë.

“Gjithsesi sipas të gjitha gjasave, në bazë të ligjit dhe në rrethana normale, javën e ardhshme pritet dhe do duhej të bëhej publikimi i konfirmimit të akuzave të para, nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë, të cilat jo vetëm se do të jenë vendimtare për fatin e Qeverisë Hoti, por mund të sjellin zhvillime të reja edhe brenda skenës politike të Republikës Kosovës”, përfundon analisti dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat