Java vendimtare për PDK-në, a do t’i plotësohen kërkesat e saj për futje në Qeveri?

Politika

Java vendimtare për PDK-në, a do t’i plotësohen kërkesat e saj për futje në Qeveri?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 gusht 2020 Në ora: 08:44
Kadri Veseli

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbledhur strukturat e partisë për të diskutuar rreth hyrjes së PDK-së në koalicionin qeverisës.

Madje mësohet se marrëveshja thuajse është e gatshme dhe pritet veç të bëhet formale. Po ashtu mësohet se Partia Demokratike e Kosovës, ka kërkuar Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Analistët politik vlerësojnë se java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për ri konfigurimin e qeverisë aktuale, të cilës i ka dal situata nga dora.

Sipas tyre, me hyrjen e PDK-së në koalicion, AAK do të del nga kjo qeveri ku është futur krejtësisht kot.

Mehmeti: Me hyrjen e PDK-së në koalicion, AAK do të del nga kjo qeveri

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për ri konfigurimin e qeverisë aktuale, të cilës i ka dal situata nga dora. 

Sipas tij, acarimi i AAK ndaj LDK-së ka të bëj me flirtimet mes LDK dhe PDK, ku AAK ndjehet e tradhtuar. 

“Nëse konfirmohet aktakuza ndaj Kadri Veselit PDK patjetër se do të hy në koalicion. Java e ardhshme mund të jenë konfirmimin e aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit, si dhe hyrjen e PDK në qeveri. Me hyrjen e PDK-së në koalicion, AAK do të del nga kjo qeveri ku është futur krejtësisht kot. AAK është shërbëtore në një qeveri, ku nuk ka ndikim. PDK dhe LDK vazhdojnë dashurinë e tyre, e cila mund të kurorëzohet javën e ardhshme”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Mulliqi: PDK-ja ndodhet para sprovës së madhe

Image
Skënder Mulliqi

Kurse analisti politik Skënder Mulliqi ka thënë se PDK-ja, ka mbetur diku në mes, as pozitë e as opozitë.

Sipas tij, ky subjekt politik sikur nuk po e gjenë sa duhet vetën në këtë skenë politike, pas largimit të Thaçit nga i pari i partisë.

“Mbeti partia e tretë në zgjedhjet e fundit nacionale por tash më kryetar, Kadri Veselin. Ka pasur hezitime PDK–ja pas rrëzimit të pakontrolluar të qeverisë te mire Kurti, të mbetet në opozitë apo të bëhet pjesë e pushtetit. Zgjodhi opozitën e në fakt po e mbron koalicionin qeveritar që është jashtë praktikave të bërit opozitë të mirëfilltë. Aktualisht PDK-ja ndodhet para sprovës së madhe që megjithatë të bëhet pjesë e koalicionit, apo ti bashkohet LVV e cila është duke I tubuar nënshkrimet për mocion karshi qeverisë Hoti. Kohën e fundit kemi disa përplasje ndërmjet AAK dhe LDK, lidhur më mos transparencë të mjaftueshme nga bisedimet e filluara më Serbinë. Unë po i referohem disa deklaratave te Haradinajt së subjekti i tij politik është i pakënaqur më kryeministrin , Avdullah Hotin, duke e akuzuar atë edhe zbritje të nivelit të bisedimeve më palën serbe. Kjo luhajte ndoshta ka bërë që PDK-ja ta rishikon pozicionin në këtë lojë më të re politike Po të shikojmë nga këndi i interesit politik, që edhe ashtu zakonisht veprohet në politikë, në planin afatgjate hyrja në qeverinë e Hotit, PDK-së do ti kushton më rënie të elektoratit në të ardhmen”, ka thënë analisti Mulliqi.

Ai ka theksuar se kjo klasë politike më shumë i ka shikuar interesat e ngushta të krerëve të partive politike, së sa interesin e përgjithshëm. 

“Punët kështu janë që një kohë të gjatë, dhe nuk pritet ndonjë kthesë pozitive nga kjo klase politike. Hyrja në koalicion e PDK-së kryesisht varet nga vullneti i saj politike, kur dihet së LDK-ja, veç gjatë fushatave elektorale ka kundërshtuar, së gjithmonë ka hy në koalicion me PDK, duke i thirr ne institucionalizim, e kur dihet së për çfarë e kanë akuzuar gjatë fushatave elektorale pikërisht PDK-në. LDK-ja e Isa Mustafës nuk është as për afër ajo LDK që ishte në bëhet fjalë? Duke i analizuar të gjitha rrethanat politike në vendin tonë, më parë do të shohim një koalicion të zgjeruar së sa zgjedhje të reja. Mendojë së pa zgjedhje të reja dhe pa njerëz të ri në pushtet”, ka thënë Mulliqi.

Sipas tij, Kosova do ti ketë gjithnjë e më keq punët, kur dihet se e kemi edhe pandeminë e cila ende po na rrinë mbi kokë. 

“I gjithë lëmshi politikë i ngatërruar nga grupet e caktuara të interesit ka mundësi të gjejnë një zgjidhje vetëm më një klasë të re, e të pa korruptuar politike. Ky qëndrim dualist i PDK mendojë unë nuk është shumë demokratike , dhe as nuk i shërben stabilitetit politikë, institucional dhe ekonomik të Kosovës. E përbashkëta e PDK, LDK, AAK në fund është që ta ruajnë pushtetin e rikthyer jo ligjërisht, që mos tu rrëshqet nga dora. Unë mendoj se postet ministrore të kërkuara nga PDK, nuk do ti kundërshton kryetari i LDK-se, Isa Mustafa, e cili po i bën thirrje PDK qe ti bashkëngjitet koalicionit qeverisës”, ka thënë Mulliqi.

Burjani: PDK-ja ka probleme të mëdha

Image
Blerim Burjani

Kurse analisti politik Blerim Burjani ka thënë se deri tash PDK nuk ka shfaq interesim për qeveri, por po spekulohet shumë.

Sipas tij, PDK-ja ka probleme të mëdha me keqpërdorim të shtetit, me Gjykatën Speciale , andaj Qeveria aktuale duhet të ristrukturohet se është eksperimentale dhe me njerëz jo profesional.

 “PDK duket të mos jetë e interesuar as për të hy në qeveri, e as për të përkrahur mocion shkarkimi. PDK –së po i konvenon kjo qeveri e dobët, kurse  VV dështoj plotësisht. Kështu duket se qytetarët nuk kanë kurrfarë alternative për të mirë. Këto parti të gjitha kanë punuar për vete dhe janë pasuruar në emër të popullit, u teprua skajshëm. E më tutje qytetarët duhet ta bëjnë vet zgjidhjen për veten tyre. Pra kemi ardhur deri këtu në këtë pikë ku shpëtimi mund të jetë në parti të re plotësisht, e këtu më nuk ka gjë”, ka thënë analisti politik Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat