PDK-ja është duke zhvilluar një lojë politike,nuk ka koalicion qeverisës sa i përket dialogut

Politika

PDK-ja është duke zhvilluar një lojë politike,nuk ka koalicion qeverisës sa i përket dialogut

Nga: D.B. Më: 13 gusht 2020 Në ora: 19:52
Objekti i Qeverisë

Ndonëse situata politike në Kosovë po vazhdon të jetë e brishtë, partnerët e koalicionit të qendrës së djathtë LDK dhe AAK kanë filluar t’i vënë në pah problemet mes tyre në raport me dialogun.

Njohësi i çështjeve politike e juridike  Blerim Burjani ka thënë për gazetën “ Bota sot” se nuk ka koordinim mes LDK-së dhe AAK-së sa i përket dialogut.

Sipas tij, PDK-ja do të bëhet pjesë e qeverisë dhe nuk ekziston një koordinim mes partnerëve të koalicionit qeverisës sa i përket dialogut.

Image
Blerim Burjani

"Nuk ka qasje të barabartë në këtë dialog pasi AAK ka ankesa të mëdha. Po ashtu nuk ka përfaqësues të vetë në dialog dhe është jashtë lojës. Kjo mund të jetë mollë sherri për prishje të koalicionit ma vonë, por jo për momentin. PDK është duke zhvilluar një lojë politike. Ata nuk janë të interesuar të jenë pjesë e këtij koalicioni por më tepër është e interesuar që të reformohet brenda vetës. Pastaj edhe Gjykata Speciale u ka shkaktuar problem të mëdha si subjekt politik” është shprehur njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat