Ramushi president veç në ëndërr, kurrë në realitet

Politika

Ramushi president veç në ëndërr, kurrë në realitet

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 13 gusht 2020 Në ora: 22:14
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Duke ndejtur në kullën e tij në Gllogjan, Ramushi sikur pa ëndërr veten president. Kjo ëndërr iu shfaq aq e bukur sa të ha me veten: pse mos të bëhet president, këtu mjafton të kem dëshirë dhe bëhet çfarë të dua. Derisa kështu mendonte, një zë brenda i tha: si mendon të bëhesh president kur si kryeminstër dhe dorëheqje për shkak të Hagës, me Hagën ende nuk i ke mbaruar punët. Ky zë, Ramushit, apo Rambos së fëmijëve të lagjeve ne Gllogjan, nuk i pëlqeu, aq sa u brofi në këmbë dhe me zë të lart lëshoi një zë: kujt po i ha çfarë kam thënë e kam bërë, dua të jem president dhe pikë. Të nesërmën në mëngjes njoftoi bashkpartiakët e tij (pardon, servilët e tij) për ëndrrën e tij, të gjithhë në personazhet servilë i shprehen mbështetjen, e kush do guxonte të thoshte ndryshe.

Deri këtu duket se po vazhdonte ëndrra t’i jetësohet, ndonëse Rambo kishte harruar një gjë: dashuria e vjetër LDK-PDK. Shto këtu pastaj edhe mbështetjen e vogël që ka në popull, ëndrra duket e vështirë e realizuar. Megjithatë, Ramushi nuk heq dorë, mëton me të gjitha mënyrat të bëhet president. Ndonëse presidenti aktualisht është, gjasat janë të mëdha që shumë shpejt të thirret nga Haga, ku detyrohet të largohet nga posti. Posti i presidentit duket se do të jetë beteja e radhës mes PDK dhe AAK, me LDK që duket të jetë e mjaftueshme e kënaqur me postin e kryeministrit. Andaj, e gjitha varet nga LDK.

Duke parë aktualitetin politik, mes ëndrrës së bukur të Ramushit dhe sigurisë që i ofron PDK me numrin e saj të deputetëve, LDK natyrisht se do të zgjedh këtë të dytën, pra PDK. Këto të gjitha është dashur t’i mendoj Ramush Haradinaj, para se t’i shfaq në publik ëndrrat e tij nga Gllogjani.

Asnjë fije shpresë nuk e ka ish-kryeministri Haradinaj për një pozitë të tillë, është e habitshme se si bëhet një pretendim i tillë pa pasur asnjë shans për një gjë të tillë.

Andaj, duke kërkuar shumë, mbetesh pa asgjë, kështu pritet të ndodhë edhe me AAK. Sapo të konfirmohet aktakuza ndaj Veselit dhe Thaçit, pritet të rriten akoma më shumë raportet mes LDK dhe AAK, me ëndrrën e parealizueshme të Ramushit për president, që do të jetë edhe pika kulminante që do e largoi AAK nga qeveria. Kur kërkon shumë - mbetesh me gishta në gojë, thotë populli.

Eh ëndrra e Ramushit mbetet vetëm ëndërr, asgjë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat