Gjykata Speciale nga Haga për “Bota sot”: Nuk ka afat për Thaçin dhe Veselin

Politika

Gjykata Speciale nga Haga për “Bota sot”: Nuk ka afat për Thaçin dhe Veselin

Nga: Nefail Maliqi Më: 13 gusht 2020 Në ora: 23:58
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Nesër (e premte) është afati i fundit kur Gjykata Speciale duhet të vendosë për dy aktakuzat e para të dorëzuara në Hagë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Zëdhënësja Angela Griep, gjatë ditës së sotme nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar konfirmimin e këtyre dy aktakuzave të para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Por, zyrtarët nga Gjykata Speciale në orët e vona i kanë deklaruar gazetës kombëtare "Bota sot" se për të dyshuarit me aktakuza nuk ka afat të limituar.

"Nuk ka asnjë afat që ka të bëjë me Z. Thaçi dhe Z. Veseli nesër", ka deklaruar për redaksinë "Bota sot" Christopher Bennett, zyrtar i Gjykatës nga Haga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat