Amerika e përkushtuar ndaj Kosovës, kjo është koha e fundit për marrëveshje në mes të dyja shteteve

Politika

Amerika e përkushtuar ndaj Kosovës, kjo është koha e fundit për marrëveshje në mes të dyja shteteve

Nga: G.B Më: 15 gusht 2020 Në ora: 21:43
Richard Grenell

Pas dështimit të takimit të planifikuar me 27 qershor, ambasadori Richard Grenell ka njoftuar se takimi për dialogun Kosovë-Serbi në mes të dyja shteteve, do të mbahet me 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Se çfarë mund të pritet nga ky takim, për gazetën "Bota sot" ka folur njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj.

Ai ka thënë se shumë janë të dëshpëruar me SHBA-në pasi ajo është mbrojtësja e demokracisë dhe i ndjek keqbërësit, andaj të gjithë shqiptarët duhet të besojmë Amerikën dhe kjo vlen edhe për Richard Grenell.

Image
Skënder Zogaj

"Me SHBA-të, mikun e madh të shqiptarëve dhe çlirimtarin e Kosovës, janë shumë të dëshpëruar strukturat e krimit dhe korrupsionit të organizuar, sepse, e kanë të qartë se SHBA-ja, mbrojtësja e demokracisë, e ka bendos me i ndjek të gjithë keqbërësit. Prandaj, të shqiptarët atdhetarë pa asnjë dilemë duhet të besojnë, në SHBA-të. Kjo vlen për të gjithë misionarët amerikanë, edhe për Richard Grenellin, i cili përfaqëson mendimin zyrtar amerikan, kështu që vetëm injorantët mund të mos e kuptojnë ose e bëjnë argatin e dreqit", ka thënë ai.

Sipas Zogajt, njoftimi për takimin e 2 shtatorit është dëshmi se zonja Amerikë është e përkushtuar ndaj halleve të Kosovës, duke shtuar se marrëveshja duhet të arrihet në fund të këtij viti.

"Njoftimi për takimin dialogues në Shtëpinë e Bardhë me 2 shtator, është lajm i mrekullueshëm, dëshmi se zonja Amerikë është e përkushtuar ndaj halleve të Kosovës dhe se me Serbinë po e luan lojën e "maces me miun" duke i treguar se, nuk ka asnjë mundësi tjetër pos që ta njoh pavarësinë e plotë të Kosovës! Kjo nuk do të thotë se, kjo do të realizohet në takimin e 2 shtatorit, as të dhjetorit 2020, por, nuk ka asnjë dyshim se viti 2021 është koha e fundit e arritjes së marrëveshjes Kosovë - Serbi", ka deklaruar Skënder Zogaj për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat