Skandaloze: Kryeministri Hoti merr vendim pas kërkesës së Vuçiqit, ja rreziku tjetër që mund t’i ndodhë Kosovës

Politika

Skandaloze: Kryeministri Hoti merr vendim pas kërkesës së Vuçiqit, ja rreziku tjetër që mund t’i ndodhë Kosovës

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 17 gusht 2020 Në ora: 20:52
Avdullah Hoti

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka njoftuar që ka pezulluar punimet në rrugën R108 në Deçan, e cila lidhë deçanasit me Plavën.

Përmes një komunikate të qeverisë u njoftua që këto punime prekin një pjesë të manastirit të Deçanit duke theksuar që kjo rrugë ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë dhe në cilësinë e jetës së banorëve të Komunës së Deçanit.

Kryeministri Hoti e mbështetë shqyrtimin e të gjitha mundësive ligjore dhe praktike në terren për ta kompletuar këtë rrugë që e lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi, shkruan më tej komunikata.

Reagime me këtë ka pasur nga Lidhja e Historianëve të Deçanit të cilët kanë kundërshtuar ashpër ndërprerjen e punimeve të rrugës Deçan-Plavë, duke u shprehur që kërkuar që çështja e Manastirit të Deçanit mos të jetë temë në dialogun Kosovë-Serbi, pasi konsiderojnë se kjo duhet të rregullohet me ligje të Kosovës.

Ky pezullim i punimeve ka ardhur pikërisht një ditë pasi kërkoi edhe kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Musilu-Shoshi: Ndërtimi i kësaj rruge të vazhdohet

Në lidhje me këtë ka reaguar deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila e kontaktuar nga “Bota sot”, u shpreh që ndërtimi i kësaj rruge ka rëndësi jetike për qytetarët dhe se duhet të vazhdohet ky ndërtim.

Image
Ariana Musliu-Shoshi

“Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë që lidh Republikën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi ka rëndësi jetike për ekonominë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve, andaj duhet të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore në mënyrë që ndërtimi i kësaj rruge të vazhdohet”, tha deputetja.

Shoshi-Musliu theksoi më tej që asnjëherë nuk duhet të ndikohet interesi nacional i Kosovës nga akterët e jashtëm dhe se duhet harmoni institucionalë në vendimin e drejtë për këtë çështje.

“Interesi nacional i Republikës së Kosovës nuk duhet të ndikohet nga akterët e jashtëm e as nga vendimet e ngutshme të brendshme të cilat nuk janë në frymën e zhvillimit ekonomik dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Konsideroj se duhet të ketë harmoni institucionale në vendimin e drejt për këtë çështje, ngase politizimi i kësaj rruge nga Beogradi nuk duhet të sjellë politikën vendore të ndarë me ide të ndryshme e deklarata pompoze”, u shpreh Shoshi-Musliu për “Bota sot”.

Basha: Nuk më befason vendimi i z. Hoti

Deputeti nga radhët e LVV-së, Dimal Basha, u shpreh që nuk e befason ky vendim i Hotit sepse derisa ka suspenduar Kushtetutën e Kosovës per hatër të Vuçiçit, atëherë për një copë asfalt se besoj që i bën as përshtypje.

Image
Dimal Basha

“Nuk më befason vendimi i z. Hoti, sepse derisa ka suspenduar Kushtetutën e Kosovës per hatër të Vuçiçit, atëherë për një copë asfalt se besoj që i bën as përshtypje. Besoj vendimet e tij flasin mjaftueshëm se në çfarë gjendje na ka sjellur një qeveri që nuk ka kredibilitet”, u shpreh Basha për “Bota sot”.

Mehmeti: Rasti i Deçanit është maja e Ajsbergut në piramidën e nënshtrimeve që qeveria Hoti ka bërë

Analisti politik, Faton Mehmeti u shpreh për “Bota sot” që rasti i Deçanit është maja e Ajsbergut në piramidën e nënshtrimeve që qeveria Hoti ka bërë dhe do bëj më tutje.

Image
Faton Mehmeti

“Çdo qeveri që varet nga votat e Listës Srpska është e nënshtruar nga Beogradi, në këtë rast Vuçiqit. Prandaj e kam kundërshtuar fortë formimin e qeverisë Hoti, ngase është formuar me votat e Beogradit. Rasti i Deçanit është maja e Ajsbergut në piramidën e nënshtrimeve që qeveria Hoti ka bërë dhe do bëj më tutje. Skandali i radhës pritët në SHBA aty ku ekziston rreziku që Hoti të kushtëzohet me nënshkrim të marrëveshjes në favor të Serbisë, ndryshe do shkarkohet. Kjo qeveri nuk është e qytetarëve të Kosovës, por e Vuçiqit, i shërben atij dhe interesave të tija”, u shpreh Mehmeti.

Më tej Mehmeti thotë që kryeministri Hoti do të mbahet mend më i dëmshëm që ka pasur Kosova, duke qenë instrument i Vuçiqit, Thaçit dhe Isës.

“Avdullah Hoti do mbahet mend si kryeministri më i dëmshëm që ka pasur Kosova, instrument i Vuçiqit, Thaçit dhe Isës. Rasti i Deçanit konfirmoj se kjo qeveri na ka futur në një rrugë të rrezikshme, me pasoja afatgjate. Zot shtëpie në qeveri është Vuçiqi, Hoti i mban Ison”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat