Vjen paralajmërimi, çfarë mund të ndodhë nëse Haradinaj bëhet president, arsyeja pse e do postin ka të bëjë me Thaçin

Politika

Vjen paralajmërimi, çfarë mund të ndodhë nëse Haradinaj bëhet president, arsyeja pse e do postin ka të bëjë me Thaçin

Nga: G.B Më: 17 gusht 2020 Në ora: 23:19
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpallur kandidaturën për president të Kosovës.

E për këtë ka pasur përkrahje por më shumë kundërshtime.

Së fundmi, kandidaturën e tij e ka kundërshtuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka thënë për gazetën "Bota sot" se është momenti që të zgjerohet qeveria, duke u futur PDK brenda saj, pasi LDK me AAK-në në qeveri duket si një parti personale dhe jo e qytetarëve.

"Mendoj se tash është momenti që të zgjerohet qeveria aktuale duke futur brenda PDK, pasi që LDK-në qeverisje me një parti të vogël si AAK që është me tepër parti personale se sa parti e qytetarëve. Së dyti apetitet jo legjitme të partive të vogla që luajnë rolin e çelësit në bërjen e qeverive po keqpërdoret në mënyrë masive nga partitë si AKR, AAK, NISMA, pra duhet një reformë zgjedhore të ndodhë të ndryshohet sistemi zgjedhore në gjysmë mazhoritar", është shprehur ai.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, është korrekte që të mos përkrahet një kandidaturë e tillë koti, më mirë të shkohet në zgjedhje se sa të falet ky post.

"Është korrekte që të mos përkrahet jo një kandidaturë e tillë por një kandidaturë koti për t'ia falë postin e presidentit, duket variant shumë më korrekte shkuarja në zgjedhje se sa falje të këtij posti për pesë vjet një njeriu që nuk ka unitet as brenda partisë se tij por ka diktaturë të tij brenda këtij subjekti, një njeri që fal poste apo shpërndan bakshishe si në dasma në poste kjo është jashtëzakonisht shumë jo serioze, paramendoni ta bëni një njeri të tillë përplot skandale nga ish qeverisja e tij, tash hajgaret me ministrat në qeveri ku Kosovën e ka lënë pa ministër të MPJ, pra është plotësisht non sens të merret kush me të e lëre më t'ia fal postin e presidentit", ka vlerësuar ai.

Burjani thotë se koalicioni duhet të zgjerohet me LDK-në, pasi Haradinaj mund ta prishë atë dhe mund të tentojë të barazohet me Thaçin.

"Konsideroj se ky koalicion duhet të riformulohet dhe të zgjerohet me PDK-në, në të kundërtën Ramushi do ta prishë koalicionin nëse nuk e arrin atë që do, nuk ka dert a është për këtë post apo jo, ai nuk ishte i denjë profesionalisht e as me asgjë për post kryeministri por u bë dy herë e tash tenton të barazohet me Thaçin që ishte edhe president edhe kryeministër", ka deklaruar Blerim Burjani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat