Tomë Gashi tregon marrëveshjet që do të nënshkruhen me 2 shtator dhe si duhet të veprojë Grenell me Serbinë

Politika

Tomë Gashi tregon marrëveshjet që do të nënshkruhen me 2 shtator dhe si duhet të veprojë Grenell me Serbinë

Nga: G.B Më: 20 gusht 2020 Në ora: 10:26
Tomë Gashi

Me 2 shtator përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për dialogun në mes të dyja vendeve.

Por, çfarë pritet nga ky takim?

Avokati Tomë Gashi thotë se do të arrihen marrëveshje ekonomike që janë të panevojshme pasi me Serbinë kemi probleme politike.

"Grenelli ka ftuar përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë që me 2 shtator të takohen në Shtëpinë e Bardhë, që sipas tij të tentohet të arrihen marrëveshje ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Por kjo është krejtësisht e panevojshme sepse ne nuk kemi probleme ekonomike me Serbinë por politike, nga se problemet ekonomike fare lehtë rregullohen dhe zgjidhen me reciprocitet, ashtu siç bëri qeveria më e mirë që nga paslufta, qeveria Kurti, që e imponoi reciprocitetin me Serbinë në secilën sferë të funksionalizimit të shtetit të Kosovës jo vetëm në aspekt ekonomik por edhe në sfera të tjera të bashkëpunimit ndërshtetëror me Serbinë, sepse ne se duam Serbinë po as ajo nuk na do aspak neve dhe këtu nuk fare dilema", është shprehur ai.

Sipas Gashit, nëse Grenell do të na donte ashtu siç thotë, do ta përdorte administratën e SHBA-së dhe do ta detyronte Serbinë ta pranojnë pavarësinë e Kosovës.

"Por ne përjetësisht do të jemi fqinje apo komshi me njëri-tjetrin si territore të dy shteteve sovrane dhe Grenell nëse do të na donte aq shumë të mirën siç deklarohet e që unë fare nuk i besoj, do ta përdorte administratën e shtetit më të fuqishëm në botë, pra administratën e shtetit të vet, SHBA dhe do ta detyronte Serbinë ta pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe pastaj do t'i ulte në tavolinë në Shtëpinë e Bardhë dhe do të ndikonte që të arrihen marrëveshje ekonomike në interes të dy shteteve sovrane", ka vlerësuar ai.

Avokati thotë se në këtë aspekt nuk do të ndodhë asgjë as me 2, as me 3 apo 4 shtator dhe Serbia po luan si macja me miun me Kosovën.

"Dhe mendimi im është që asgjë ama bash asgjë në aspektin politik të detyrimit të Serbisë që ta njeh Kosovën shtet nuk do të ndodh as në 2 shtator e as me 3 apo 4 shtator. Dhe Serbia po luan mirë si macja me miun po luan me ne, po na bën çka po do, po organizon zgjedhje në territorin tonë, në Kosovë për Serbi po i forcon strukturat paralele të saj në Kosovë bile është edhe më keq. Ajo po i organizon shumë mirë strukturat paralele dhe ne po i paguajmë me paratë tona të taksapaguesve të Kosovës që të punojnë kundër nesh - kundër Kosovës. Ajo Serbia ka struktura paralele të sigurisë ka ndërsa në territor të Kosovës që ata që punojnë aty punën e vetme e kanë që ta dëmtojnë Kosovën. Serbia ka struktura paralele ekonomike, shëndetësore, arsimore. Edukative, sportive, fetare dhe të gjitha strukturat tjera të shteti të Serbisë janë në Kosovë", ka theksuar Tomë Gashi.

Më tej, ai thotë se jemi si në vitet 98-99 në shumë sfera që ka të bëjë me strukturat serbe në Kosovë dhe se kështu do të jetë edhe pas takimit të 2 shtatorit, duke shtuar se më nuk jemi prioritet i askujt.

"Dhe jemi në gjendje si të ishim me 1998 apo 1999 por me intensitet më të vogël në shumë sfera që ka të bëjë me strukturat serbe në Kosovë. Dhe kështu do të jetë edhe pas 2 shtatorit edhe pas takimit në Washington. Tani ne nuk jemi prioritet i askujt e as i SHBA. Na kanë lënë politikanët tanë që 21 vjet të mbyllur hermetikisht sa që ne as e kemi idenë se sa ka përparuar bota dhe sa jemi ne mbrapa", ka deklaruar ai.

Gashi thotë se i vetmi njeri që e do të mirën e vendit dhe sjell ndryshime pozitive është Albin Kurti dhe zgjidhja e vetme është Qeveria Kurti II.

"Ne ende temën kryesore e kemi luftën e cila ka përfunduar me 12 qershor 1999 e Serbia e ka temë kryesore integrimin në BE dhe kështu ka me mbet deri sa të kemi qeveri normale që e do shtetin e vet Kosovën e që unë mendoj se i vetmi njeri që do të sjell ndryshime pozitive për shtetin e Kosovës është Albin Kurti dhe për ata zgjidhja e vetme për Kosovën janë zgjedhjet dhe ardhja në pushtet përsëri e Albin Kurtit pra qeveria Kurti ll", ka përfunduar Tomë Gashi për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat