Posti i presidentit për të qëndruar në koalicion, Shahu i bën thirrje Haradinajt që ta rrëzojë Qeverinë për këtë arsye

Politika

Posti i presidentit për të qëndruar në koalicion, Shahu i bën thirrje Haradinajt që ta rrëzojë Qeverinë për këtë arsye

Nga: G.B Më: 20 gusht 2020 Në ora: 15:15
Ramush Haradinaj

Qeveria mund të bie nëse Ramush Haradinajt nuk ia japin postin e presidentit.

Kështu ka deklaruar i pari i AAK-së, i cili ka shpallur kandidaturën për të parin e vendit.

Por, a duhet ta kushtëzojë Qeverinë Haradinaj me këtë post?

Njohësi i ccështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën "Bota sot" se një deklaratë e tillë e skualifikon atë si kandidat për president.

"Unë mendoj se deklaratat e z. Hardinaj se do ta rrëzojë qeverinë nëse nuk ia japin postin e presidentit është deklaratë e mjaftueshme për ta skualifikuar Haradinajn si kandidat për president. Me gjithë respektin maksimal dhe nderimin që kam për Haradinin e luftës si komandanti më komandant i luftës në Kosovë, kriteret e mia përjashtojnë nga të qenit president të gjithë komandantët e luftës. Edhe z. Haradinaj. Arsye skualufikuese është edhe presioni i tij", ka thënë ai.

Image
Rexhep Shahu

Shahu vlerëson se askush që e kërkon këtë post nuk duhet të bëhet i tillë por një intelektual qe nuk e kërkon këtë post por ia kërkon Kosova.

"Nuk duhet të behet president i Kosovës askush që e kërkon këtë post, por duhet të bëhet një intelektual qe nuk e kërkon këtë post por ia kërkon Kosova që të bëhet president. Një intelektual i formatit rugovian, i dëshmuar me vepra, i njohur në publik, jo ngatërrestar e dështak politik si Rexhep Qosja", është shprehur Shahu për "Bota sot".

Ai madje i lutet Haradinajt që ta rrëzojë qeverinë sa më parë dhe që me 2 shtator të mos mbahet takimi në Shtëpinë e Bardhë, sepse Kosovës gjithmonë do t'i dalë një pengesë, duke shtuar se Haradinaj le ta rrëzojë qeverinë por nuk duhet bërë president.

"Do t'i lutesha z. Haradinaj që ta rrëzojë qeverinë një orë e më parë qe as me 2 shtator të mos bëhet takimi shqiotaro-serb në Shtëpinë e Bardhë. Se gjithmonë do t'i dalë një pengesë Kosovës kësaj Kosove që e ka në tavolinë Shtëpia e bardhë si investim e krijesë të veten. Por Haradinaj le ta rrëzojë qeverinë kur të dojë por unë nuk do ta bëja president të Kosovës. Edhe po u rrëzua kjo qeveri prapë Kosova do të jetë kjo që është prapë Amerika do ta dojë e do të kujdeset e do ta mbrojë edhe prej shqiptarëve Kosovën. President siç thashë do të doja një intelektual qe ia heqin kapelën kolegët, ose ndonjë zonje e shquar e dijes mund të ishte presidente, pasi nënat shqiptare kanë dhënë më shumë për Kosovën se sa burrat shqiptare", ka deklaruar Rexhep Shahu për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat