Fatmir Limaj në ‘luftë’ me Ramush Haradinajn, ky është shkaku...

Politika

Fatmir Limaj në ‘luftë’ me Ramush Haradinajn, ky është shkaku...

Nga: P.R Më: 21 gusht 2020 Në ora: 19:41
Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Dikur ishin partnerë të pandarë, ku edhe tani janë në koalicionin qeverisës, por Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj që një kohë i kanë ftohur raportet mes tyre.

Krejt kjo për shkak të një deputeti, vota e të cilit ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti.

Haxhi Shala, shef i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate u largua drejt Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke bërë që grupi parlamentar i NISMA-së në Kuvend të shpërbehet.

E reagimi i Limajt ndaj Haradinajt ishte i ashpër.

“Po, unë nuk e kam thirrur Haxhi Shalën. Ai ka qenë shef i grupit parlamentar të NISMA-së, dhe ai do duhej të lobonte për vota, e jo ta lusnim atë. Unë nuk jam marrë fare me të, pasi e ka bërë qëndrimin e tij publik Haxhi Shalës. Unë nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë. I kam ndihmuar Ramush Haradinajt të bëhet kryeministër, por ai i ka qëndrimet e veta dhe nuk dua t’i komentoj”, ishte shprehur Limaj.

Por, pas largimit nga NISMA, Haxhi Shala ka vazhduar që ta ‘godas’ partinë e Limajt.

Ai vazhdimisht është parë me aktivistë të ndryshëm të NISMA-së të cilët i mori me vetë në AAK.

E kulmi arriti kur Komuna e Malishevës, e cila udhëhiqet nga NIMSA, ia ndali punimet e gurthyesit të Shalës. Ky i fundit, siç ka thënë drejtori komunal në këtë Komunë, Ahmet Morina, e ka kërcënuar me vrasje.

Edhe sot kjo ‘luftë’ e hapur mes Limajt dhe Haradinajt po vazhdon edhe tani, ani pse janë partnerë në koalicion.

Lideri i NISMA-së, Famir Limajt sot ka bërë të ditur se tre zyrtarë të AAK-së i janë bashkuar NISMA-së.

“Sot i urova mirëseardhje në Nisma Socialdemokrate, ish kandidatit për kryetar të Malishevës, njëherit asambleistit në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashi me bashkëpunëtorët e tij nga AAK-ja, Januz Mazreku - nënkryetar i degës dhe Avni Kryeziu – anëtar kryesie dhe kryetar nëndege. Kajtaz Gashi është pasardhës i familjes së shquar patriotike, Ramadan Shabanit nga Kijeva, i cili ishte një nga pleqnarët më me zë të asaj kohe, duke luajtur rol të madh jo vetëm në pajtimin e gjaqeve dhe ndaljen e hasmërisë mes shqiptarëve, por edhe në promovimin e vlerave tona kombëtare. Ardhja e Kajtazit, Januz Mazrekut dhe Avni Kryeziut, është vlerë e shtuar për familjen tone politike. Bashkë me ta do të jemi edhe më të fuqishëm në Malishevë dhe në vend. NISMA Socialdemokrate është një portë politike e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes saj të japin kontributin e tyre për vendin dhe kombin”, shkroi Limaj në facebook, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat