Vjen parashikimi i analistit, ja pse është shtyrë takimi në Uashington, pa këtë aleat të madh të Kosovës nuk mund të ketë marrëveshje

Politika

Vjen parashikimi i analistit, ja pse është shtyrë takimi në Uashington, pa këtë aleat të madh të Kosovës nuk mund të ketë marrëveshje

Nga: G.B Më: 25 gusht 2020 Në ora: 18:27
Shtëpia e Bardhë

Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet me 4 shtator, në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim ishte paraparë të mbahet me 2 shtator, ndërsa arsyet e shtyrjes ende nuk dihen.

Por, çfarë pritet të ndodhë në këtë takim dhe cilat janë arsyet e shtyrjes?

Image
Islam Krasniqi

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se takimi është shtyrë, pasi liderët nuk janë të gatshëm për marrëveshje.

“Politika e SHBA-së është e ndërtuar shekuj me parë, pavarësisht asaj se kush është lideri, nuk mund të lëviz nga rruga të cilën e ka gjetur. Takimi i 2 shtatorit në mes të kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë është shtyrë pasi që është vërejtur së nuk janë të gatshëm asnjëri lider për ndonjë marrëveshje, e që ofertat të cilat janë në tavolinë nuk janë në interes të vendit tonë, andaj edhe është shtyrë ky takim”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, nuk mund të paramendohet marrëveshje pa SHBA-në, derisa shton se takimin mund ta kenë shtyrë vetë amerikanët, pasi idetë e marrëveshjet janë të rrezikshme.

“Nuk mund të paramendohet marrëveshje pa SHBA-në, kudo që arrihet ajo, në Bruksel, Berlin apo Paris, pasi që kjo Evropë është ajo që historikisht na ka diskriminuar në çdo proces, siç ka ndodhur edhe tani me liberalizimin e vizave. Shtytja e takimit të qershorit është bërë nga vetë amerikanët, pasi që idetë e marrëveshjes kanë qenë të rrezikshëm për rajonin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të lejojnë një marrëveshje e cila mund të dëmtojë një projekt të krijuar dhe nderuar nga vetë ata, andaj edhe shtyrja e takimit mund të jetë edhe si pasojë e zgjedhjeve në SHBA, të cilët nuk kanë kohë të merren me Ballkanin, pasi që s'kanë pasur as ndonjë platformë apo agjendë për dialogun”, ka deklaruar Islam Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat