PDK në Qeveri, AAK në opozitë, presidenti do të jetë nga kjo parti

Politika

PDK në Qeveri, AAK në opozitë, presidenti do të jetë nga kjo parti

Nga: G.B Më: 29 gusht 2020 Në ora: 14:51
Qeveria e Kosovës

Ndaj Qeverisë Hoti ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, rrëzimi i saj po kërcënohet edhe nga AAK, parti e cila është pjesë e koalicionit qeverisës.

Kjo, për shkak të postit të presidentit, të cilin po e kërkon kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Se sa është i drejtë ky kushtëzim dhe sa ka mundësi që të rrëzohet Qeveria, për gazetën "Bota sot" është deklaruar njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti.

Sipas tij, Qeveria Hoti mbahet në këmbë nga një votë dhe AAK mund ta rrëzojë atë, nëse LDK nuk gjen mbështetje tek PDK, ku dhe i ka shpresat, në të kundërtën do të duhet ta mbështesë Haradinajn për president.

Image
Faton Mehmeti

"Qeveria Hoti është e brishtë, ajo mbahet në këmbë nga një votë. Aktualisht AAK mund ta rrëzojë qeverinë Hoti, nëse LDK nuk gjen mbështetje tek PDK. Pikërisht tek PDK i ka varur krejt shpresat LDK, në të kundërtën do të jetë e detyruar të mbështes z.Haradinaj për president, ose të shkohet bë zgjedhje të reja", është shprehur ai.

Mehmeti vlerëson se LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet dhe kështu PDK do të futet në Qeveri, AAK do të dalë në opozitë dhe president do të jetë dikush nga PDK.

"LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet, duke ditur se do pësojë debaklin më të madh në historinë e saj. Me shumë gjasë PDK do futet në qeveri, AAK në opozitë, president do të jetë dikush nga PDK", ka deklaruar Faton Mehmeti për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat