Çfarë po fshihet pas ftesave të njëpasnjëshme të Speciales – profesori tregon se deri kur mund të vazhdojnë

Politika

Çfarë po fshihet pas ftesave të njëpasnjëshme të Speciales – profesori tregon se deri kur mund të vazhdojnë

M.H Nga M.H Më 3 shtator 2020 Në ora: 16:43
Gjykata Speciale

Ftesat nga Specialja po vazhdojn të bëhen ish ushtarëve të UÇK-së duke iu bërë së fundi edhe ish-komandatit Agim Çeku.

Çeku derisa ka treguar që ka marrë ftesë nga Specialja ka thënë edhe se do t’i përgjigjet kësaj ftese.

Nëpërmjet telefonit, ai ka treguar që ftesës do t’i përgjigjet me 28 shtator, por që shkak i pandemisë së krijuar nga COVID-19, nuk dihet se a do të udhëtoj për në Hagë apo do të intervistohet në Prishtinë.

Në lidhje me këtë temë njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” u shpreh që këto ftesa që po vazhdojn të jenë prezent për ish-ushtarët edhe tash së fundi ish-komandatit të UÇk-së, Agim Çek, po vin si rezultat i akuzuar njëri tjetrin në vend që të mbrohen.

“Kur ish-komantantët e UÇK-së nuk janë në gjendje të mbrojnë vlerat e luftës, kështu ndodh, duke akuzuar e spiunuar njëri tjetrin, ata në vend që me argumentet e tyre të akuzojnë kindnapimet, dhunimet, vrasjet serbe në Gjykatën Speciale, bëjnë të kundërtën, dëshmojnë për njëri tjetrin. Nuk jemi gjykatës ama gjuhësisht dëshmia e ka kuptimin e spiunimit të komandatëve ndaj njëri tjetrit, hedonizmi i tyre, vetëkënaqësia, krenaria e çallami i ish-komandantëve për vrasjet e bëra duke thënë hapur, "unë e kam vrarë këtë ti jo" e ka bërë që t'i ndjek edhe Gjykata Speciale”, u shpreh Mehazi.

Më tej, Mehazi thotë që këto spiunime zinxhirore ndaj njëri tjetrit, ftohet Thaçi për të spiunuar Ali Ahmetin, ftohet Ali Ahmeti për të spiunuar Agim Çekun, Agim Çeku do dëshmojë apo spiunojë për dikë tjetër, e kështu me radhë deri në deklasimin e degradimin e UÇK-së.

Image
Sulejman Mehazi

“Ftesat një nga një e komandatëve e ushtareve të UÇK-së nga Gjykata Speciale s'janë asgjë tjetër, pos spiunimeve zinxhirore ndaj njëri tjetrit, ftohet Thaçi për të spiunuar Ali Ahmetin, ftohet Ali Ahmeti për të spiunuar Agim Çekun, Agim Çeku do dëshmojë apo spiunojë për dikë tjetër, e kështu me radhë deri në deklasimin e degradimin e UÇK-së nga një luftë e pastër për liri në një luftë vrasjesh e krimesh ndaj njerëzimit”, përfundoi Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat