Burjani: Çështja e Ujmanit dhe mini-shengenit, nuk duhet të përfundojnë si mendime politike

Politika

Burjani: Çështja e Ujmanit dhe mini-shengenit, nuk duhet të përfundojnë si mendime politike

Nga: D.B. Më: 8 shtator 2020 Në ora: 16:50
Ujmani

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj po vazhdon presionin për tu bërë president ndaj LDK-së. Madje ky presion po zgjatë që një kohë të gjatë dhe siç duket Haradanija nuk do të heq dorë, pa marr ndonjë përgjigje për çështjen e presidentit.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se  lufta për pushtet në koalicion dhe ndikim vazhdon, pa marr parasysh që Ramushi nuk ka kapacitete.

Image
Blerim Burjani

“Ramushi nuk ka legjitimacion me partinë që e ka për të marr këtë post. Madje ai do të vazhdojë të këmbëngul në këtë post, dhe çështja e Ujmanit që duket shpëtimtar Ramushi është trillim i tij. Çështja e Ujmanit as nuk është dashur të flitet pasi që është pjesë integrale e shtetit të Kosovës, dhe për këtë nuk ishte e nevojshme as të del si temë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, çështja e mini-shengenit që dikur Ramushi dhe Isa e kanë kundërshtuar, ka ftohë raportet me Ramën.

“Është e pakuptimtë që ka hy në marrëveshje mirëpo palët e kanë ndërruar mendjen në momente të fundit. Të dy këto projekte nuk dihen se si do të zbatohen , pasi për këto dy tema nuk ka detale fare. Andaj kjo mund të jetë dështimi më i madh po sikur fusnota për Kosovën edhe pse ende është herët të themi se është dështim apo jo, pa e pa projektin e Ujmanit dhe mini-shengenit nuk duhet të përfundojnë si mendime politike. Sidoqoftë Serbia doli fitues të flitet për territorin e Kosovës së paku, e Serbia asnjë milimetër nga interesat e tyre nuk humbën, përveç nëse na njeh Izraeli si shtet vetëm kjo këtë e vlerëson Serbia të dëmshme”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat